270HC: molekula në trupin e njeriut që bllokon koronavirusin - Business Magazine Albania

270HC: molekula në trupin e njeriut që bllokon koronavirusin

Në pritje të një vaksine që mund të bllokojë përparimin e koronavirusit, bota është e angazhuar në kërkimin e metodave më të shpejta diagnostike dhe ilaçeve të mundshme që mund të kurojnë sëmundjen vdekjeprurëse që po kërcënon botën. Ndërkohë edhe Italia është një nga vendet që po kontribon që të gjejë një zgjidhje për të luftuar Covid-19. Kështu së fundmi studiuesit e Universitetit të Torinos kanë bërë  zbulimin e madh pasi, brenda trupit të njeriut kanë gjetur një molekulë me e cila quhet 270HC, që bllokon Covid-19.

“Molekula 27-hidroksikolesterol (27OHC) dhe është e pranishme në trupin tonë si një produkt fiziologjik i metabolizmit oksidativ të kolesterolit. Në kulturat qelizore të infektuara me Sars-Cov-2, virusi përgjegjës për Covid 19, 27OCH u gjet të ishte një frenues i fortë i replikimit viral.”-thuhet në një njoftim që ka dhënë Universitetit.

Ky zbulim i një rëndësie të madhe shkencore është bërë edhe në bashkëpunimin midis tre qendrave: Panoxyvir, koordinator novator fillestar i punës, Qendra Ndërkombëtare për Inxhinierinë Gjenetike dhe Bioteknologjinë (ICGEB) të Triestes dhe Spitalin e Desio.

LEXO: Vaksina ruse hidhet në qarkullim publik

Çfarë ka të veçantë kjo molekulë?

Produktet e oksidimit të kolesterolit në familjen e oksitelinës kanë një efekt të modulimit të përgjigjes imune dhe mund të bllokojnë shumëzimin e viruseve. Për më tepër, këto molekula janë tashmë të pranishme në gjakun e njeriut si një produkt normal I metabolizmit. Fakti që ato tashmë janë ‘njohur’ nga trupi i njeriut është sigurisht e preferueshme nga përdorimi i substancave që mund të kenë efekte toksike në trup. Duke pasur parasysh këto premisa, studiuesit vendosën të përqendrojnë vëmendjen në biomolekulën 27OHC (oksisterol-27-hidrokolesterol) dhe rolin që mund të ketë në luftën kundër SARS-CoV-2.

Për të studiuar efektin e tij në infeksionin e koronavirusit, studimi filloi me një analizë in vitro: qelizat u kultivuan në laborator dhe më pas u infektuan me virusin SARS-CoV-2. Jo të gjithë morën trajtim 27OHC. Qelizat e patrajtuara u përdorën si grupe kontrolli. Qelizat e trajtuara dhe të patrajtuara u inkubuan për të lejuar që situata të evoluojë dhe më në fund u vëzhguan nën mikroskop për të nxjerrë përfundime se sa i rëndë ishte infeksioni viral, shkruajnë mediat italiane.

Sipas studiusve rezultatet e provës ishin pozitive: trajtimi me biomolekulën 270HC uli me sukses infektivitetin e virusit SARS-CoV-2 në proporcion me dozën e dhënë . Për më tepër, është vërejtur se kjo biomolekulë ka veti antivirale për viruse të tjerë shumë të ndryshëm nga SARS-CoV-2. Kjo ka çuar në mendimin se veprimi i substancës është ‘përforcues’ për qelizat.

Kompania Panoxyvir është përqendruar prej kohësh në aktivitetin antiviral të molekulës 27OHC, pasi ajo ka demonstruar aftësinë për të bllokuar Rhinovirus-et, agjentët kryesorë të të ftohurit të zakonshëm gjatë stinës së dimrit kryesisht, si dhe ndaj Rotaviruse-ve, shkaktarët më të zakonshëm të gastroenteritit viral në vitet e para të jetës.

“Biokompatibiliteti i lartë i molekulës së zbuluar nga italianët, për shkak të origjinës fiziologjike dhe shumëllojshmërisë ekstreme të viruseve të përhapura gjerësisht në botë, frenon Covid si të ishte një antibiotik me spektër të gjerë në rastin e infeksioneve bakteriale”-u shprehën autorët e studimit, të cilët tani pretendojnë të nisin provat e para klinike te njerëzit si dhe një strategji antivirale plotësuese të vaksinave në trajtimin e pandemisë aktuale, por edhe atyre në të ardhmen.

Biomedicalcue

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0