Vaksina ruse hidhet në qarkullim publik

Vaksina ruse hidhet në qarkullim publik

vaksina ruse

Grupi i parë i dozave të vaksinës ruse “Sputnik V” kundër koronavirusit ka marrë dritën jeshile për përdorim publik dhe tashmë ka hyrë në qarkullimin civil. Kështu ka njoftuar Ministria Ruse e Shëndetësisë.

Vaksina, e zhvilluar nga Instituti i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë së Kërkimit Gamaleya të Moskës, “i është nënshtruar testeve të nevojshme të cilësisë” dhe “ka hyrë në qarkullimin civil”, tha ministria në një deklaratë të shkurtër të martën.

Më shumë doza do të shpërndahen nëpër rajonet ruse, thuhet më tej. “Russia Today” shkruan se ky njoftim shënon një tjetër moment historik në zhvillimin e vaksinës Gam-COVID-Vac, e njohur me emrin tregtar Sputnik V.

Më 11 gusht, pasi përfundoi me sukses provat klinike të Fazës 1 dhe Fazës 2, Rusia u bë vendi i parë që zyrtarisht regjistron vaksinën e vet të koronavirusit.

Zhvilluesit e vaksinës janë përballur me akuza se janë “nxituar” të hedhin Sputnik V në treg, pa përfunduar procesin e kalimit në të gjitha provat. Studiuesit rusë i kanë mohuar ato akuza, duke argumentuar se testimi për vaksinën, e cila aktualisht po studiohet akoma dhe pas regjistrimit, ishte “shumë më efikas dhe bazuar në supozime më të mira” sesa rivalët.

Ndërkohë, Kryebashkiaku i Moskës Sergej Sobyanin ka zbuluar se testimet pas regjistrimit të Sputnik V në Moskë mund të zgjasin nga dy në gjashtë muaj. Programi i vaksinimit masiv në qytet, pritet të fillojë në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.

Russia Today

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0