26 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1076.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Rovena Daja, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë zbuluar të gjithë në Tiranë. 12 prej të prekurve janë personel shëndetësor në QSUT, të gjithë të infektuar nga një infermiere, e konstatuar pozitive tre ditë më parë. Asnjë prej tyre nuk ka simptoma. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.
Lexoni: Paketa e dytë financiare do të rishikohet për t’u dhënë mundësi atyre që nuk përfituan
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 15 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1076 të infektuar,
– 33 viktima;
– 823 të shëruar,
– 220 të infektuar aktivë.
Në spitalin e Infektivit aktualisht po marrin shërbim 24 pacientë, ku 3 janë në terapi intensive.
Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 28 maj është:
– Tiranë, 122 pacientë aktivë,
– Durrës, 51 pacientë aktiv,
– Krujë, 17 pacientë aktivë,
– Shkodër, 12 pacientë aktivë,
– Berat, 6 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.