2022 po troket në derë! Ja aftësitë që duhet të zhvilloni patjetër - Business Magazine Albania

2022 po troket në derë! Ja aftësitë që duhet të zhvilloni patjetër

Fillimi i vitit të ri është gjithmonë një kohë e përkryer për t’u fokusuar në rritjen e karrierës.

Ekonomia po rimëkëmbet dhe disa industri kanë rikuperuar humbjet e vendeve të punës që patën përgjatë pandemisë.

Më poshtë janë pesë aftësi që mund t’ju bëjnë një profesionist veçanërisht të vlefshëm në vitin 2022.

Zgjidhja e problemeve

Në të ardhmen, do të jetë e dobishme të mendoni në mënyrë kritike dhe kreative për punën tuaj –si dhe të shtoni aftësi, përvoja dhe marrëdhënie unike në paketën profesionale.

Përpjekjet për të eksploruar ide të ndryshme, jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje të reja, por do t’ju japin mjetet për të dhënë mesazhin se jeni në gjendje të zgjidhni probleme të reja dhe emocionuese.

Për shembull, koha e shpenzuar për të analizuar një lloj tjetër biznesi ose për t’u lidhur me njerëz në një industri tjetër mund t’ju ndihmojë të gjeni mënyra të reja për të menduar për një problem, ose mund t’ju japë mjete të reja që mund të përdoren nga ekipi juaj. Kjo është ajo që punëdhënësit – dhe klientët – kërkojnë në një treg që ndryshon me shpejtësi.

Planifikimi strategjik

Futuristët nuk e parashikojnë të ardhmen. Ata identifikojnë trendet në shoqëri ose në treg dhe shqyrtojmë ndikimin që mund të kenë këto tendenca.

Duke përdorur skenarët “po sikur” për të luajtur me strategji të ndryshme dhe për të parë rezultatet e tyre, futuristët i ndihmojnë njerëzit të përcaktojnë se cilin drejtim strategjik duhet të marrin – dhe të hartojnë strategji alternative në rast të një kthese të papritur dhe të menjëhershme në të ardhmen.

Ju mund të aplikoni të njëjtën teknikë në karrierën ose biznesin tuaj. Mësoni se si të konsideroni drejtimet e ndryshme që mund të marrë në të ardhmen industria ose rruga juaj e karrierës. Kjo mund t’ju ndihmojë të planifikoni lëvizjet tuaja në të ardhmen, të hartoni një plan B dhe të mbroheni nga pasiguria.

Lexo edhe: 240 minutat të cilat i ndajnë të pasurit nga të tjerët! Ja si të menaxhoni kohën drejt suksesit

Vendimmarrja

Të gjithëve do të na kërkohet të bëjmë zgjedhje të shpejta dhe me ndikim përgjatë vitit 2022. Kjo do të ndodhë edhe nëse nuk kemi të njëjtin nivel informacioni ose kohën e mjaftueshme për të planifikuar, siç kemi pasur në epokën para Covid.

Ndiheni të pakualifikuar për ta bërë këtë? Bashkohuni me klubin: Bërja e gabimeve ishte frika më e madhe në vendin e punës edhe para pandemisë.

Nëntëdhjetë e nëntë për qind e aftësisë së lidershipit është gatishmëria për të vazhduar e për të marrë vendime. Trajnoni veten se si të ushtroni një gjykim të mirë dhe t’i besoni instinkteve tuaja. Kështu, do të dalloni nga ata që janë shumë të alarmuar për të marrë një vendim.

Të dëgjuarit

Një studim i fundit i publikuar nga McKinsey & Company zbuloi se kompanitë që kishin kuotat më të larta të diversitetit etnik ose kulturor në ekipet ekzekutive kishin 33% më shumë gjasa të kishin fitimet më të mëdha në industrinë e tyre.

Njerëzit që do të arrijnë sukses në biznes në vitin 2022 dhe më tej, do të dinë se si të përdorin një gamë të gjerë talentesh, perspektivash dhe aftësish. Kjo kërkon aftësinë për të dëgjuar realishttë tjerët dhe mendimet e tyre.

Logjistika

Nëse programi juaj i përditshëm duket si një kaos i kontrolluar, nuk jeni vetëm – dhe mund t’ju nevojitet të përgatiteni mendërisht për vitin 2022.

Afatet po ngushtohen dhe përgjegjësitë e punës po bëhen më të mëdha. Në vitet e ardhshme, do t’ju kërkohet të mendoni si një menaxher projekti, edhe nëse kjo ka të bëjë thjesht me gjetjen e mënyrave më efektive për të mos lënë pa bërë aktivitetet pas shkolle me fëmijët tuaj, ndërkohë që keni një orari të ngjeshur me punën në distancë.

Sekreti i suksesit në këtë rast është zotërimi i artit të logjistikës. Nëse ia dilni të shkoni në shtëpinë e gjyshes këtë vit për pushime – përmes aeroporteve të mbushura me njerëz, kufizimeve të udhëtimit dhe gjithçkaje tjetër – ju keni atë që duhet për të vënë në prioritet në mënyrë efikase kohën dhe burimet tuaja të tjera.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0