Tashmë biletat e koncerteve i blini lehtësisht me EasyPay - Business Magazine Albania

Tashmë biletat e koncerteve i blini lehtësisht me EasyPay


Përveç shërbimeve që EasyPay ofron, së fundmi kanë shtuar në portofolin e shërbimeve të tyre edhe pagesat për aktivitete të ndryshme që zhvillohen në Shqipëri dhe Kosovë. Rasti i parë ishte shitja e biletave të koncertit të Alban Skënderaj. Në një intervistë për BusinessMag Linda Shomo, themeluesja e EasyPay na tregon më shumë rreth kësaj risie që po sjellin në Shqipëri.

Ajo thotë se kjo është një strategji e re që po ndjekin pasi kanë në fokus targetimin e një audeience më të re, pikërisht ata që kanë më shumë interes mbi eventet e ndryshme muzikore dhe kulturore. Janë këta të rinj ata të cilët në të ardhmen afatshkurtër – afatmesëm do të jenë në gjendje të përqafojnë të gjitha shërbimet e EasyPay, përfshirë këtu pagesat për utilitete të ndryshme, të cilat më së shumti kryhen ende nga prindërit e tyre. Duke u fokusuar tek ata nëpërmjet këtyre shërbimeve, EasyPay do të arrijë që gradualisht të fillojë me procesin e edukimit dhe fitimin e besimit të tyre.

Lexoni: “DIVA’S SHOW”. Spektakli i denje per divat e skenes tone

Përvec kësaj ajo na tregon se kishte një mangësi në treg për ofrimin e biletave online dhe nëpërmjet pikave të shitjeve masivisht në të gjithë Shqipërinë. Ishte EasyPay që e vuri re këtë hendek në treg dhe bashkë me partnerët e tyre menduan që së bashku të mund të ndryshojnë situatën dhe të ofrojnë një zgjidhje më të thjeshtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Deri në fund të verës nëpërmjet këtij shërbimi të ri do të përmbyllen 4 evente masive dhe shumë të rëndësishme për skenën kulturore në Shqipëri dhe rajon që përfshijnë shitjen e biletave për koncertin e Dua Lipës në Kosovë biletat e Turtle Fest gjatë këtij muaji, biletat e koncertit të Daddy Yankee dhe biletat për Sunny Hill Festival.

Linda thotë se deri në fund të vitit do të ketë akoma më shumë evente të tjera.

Bashkëpunimi për festivalin e Dua Lipës e cila do të zhvillohet në Prishtinë në datat 10, 11, 12 Gusht, na jep mundësinë që për herë të parë të jemi prezent në një shtet ku synojmë të zgjerohemi së shpejti dhe ku sërish kemi si target audience të rinjtë. Biletat për Festivalin Sunny Hill Festival shiten ekskluzivisht në Shqipëri me EasyPay në të gjitha pikat tona të shitjes, në mbarë vendin. Kjo falë bashkëpunimit tonë të ri me partnerin Rave Travel në Kosovë.” na tregon Linda gjatë intervistës.

Turtle Fest ishte projekti që u përmbyll suksesshëm për të dytin vit radhazi dhe Linda shpreh mirënjohje për ecurinë në vazhdim të bashkëpunimit me organizatorët.

Nga ana tjetër, 2 koncertet madhështore të radhës, përkatësisht Daddy Yankee në 27 Korrik dhe Electric Albania28 Gusht, janë projekte të sjella nga Music Deal, një kompani prestigjioze e huaj, e cila operon në të gjithë botën dhe për të cilët janë sërish ekskluziv në shitjen e biletave në Shqipëri me anë të rrjetit të agjentëve EasyPay dhe online nëpërmjet llogarisë EasyPay.

“Të tilla projekte na ndihmojnë jo vetëm të ndajmë eksperiencën tonë në treg por edhe të mësojmë më shumë nga “know-how” e partnerëve të huaj,” thotë Linda.

Ajo tregon për Business Magazine se skenat e këtyre koncerteve në Tiranë priten të jetë e niveleve që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri!

Përfshirja e EasyPay në këto projekte reflekton rritjen e interesit të të rinjve në dixhitalizimin e blerjes së biletave. Sigurisht që si proces, nuk është i thjeshtë pasi duhet në mënyrë konstante të angazhohen në edukimin e të rinjve për pagesat elektronike. Megjithatë, ata janë në rrugën e duhur, pasi ofrojnë të gjitha opsionet për audiencat e ndryshme të të rinjve, qoftë ata që kanë një llogari bankare ose jo. Me anë të llogarisë EasyPay falas, çdokush që nuk ka akses në një llogari bankare, mund ta mbushë portofolin elektronik EasyPay me para në dorë pranë çdo pike EasyPay në Shqipëri. Ata konvertojmë paranë fizike në para elektronike në kohë reale dhe më pas me balancën në llogarinë e tyre EasyPay, njerëzit kanë mundësinë të kryejnë pagesa dixhitale për të gjitha shërbimet që ofrojnë, përfshirë këtu edhe biletat e eventeve të ndryshme.

Prova e parë e shitjes së biletave ka qenë me koncertin e Alban Skënderaj dhe ajo na tregon se kjo eksperiencë ishte ishte vërtet inkurajuese duke tejkaluar çdo pritshmëri dhe parashikim. Që të treja netët e koncertit ishin “sold out” në vetëm pak orë, gjë që nuk ndodh shpesh në Shqipëri, sidomos kur biletat ofrohen edhe online.

Lexoni: Alban Skënderaj – Artisti që po promovon revolucionin e shitjes së biletave online të eventeve

EasyPay ka patur partneritet me Connext për bashkëpunimin e koncertit të Alban Skënderaj, të cilët ishin të ndër të parët organizuesh eventesh që besuan tek EasyPay për ofrimin e pagesave të biletave online.

Ky bashkëpunim i sukseshëm me Connext ka vazhduar më tej përveç biletave të koncertit të Alban Skënderaj. EasyPay ka ofruar pagesat online për Babagjyshi Sekret, biletat për koncertin e Divave dhe së fundmi biletat për Colour Day Festival, festivali i parë i ngjyrave në Shqipëri.

Të gjitha projektet kanë pasur rezultate shumë pozitive dhe deri në fund të vitit bashkëpunime të tjera të suksesshme priten të vijnë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0