Alban Skënderaj – Artisti që po promovon revolucionin e shitjes së biletave online të eventeve

Alban Skënderaj – Artisti që po promovon revolucionin e shitjes së biletave online të eventeve


Këngëtari Alban Skënderaj së fundmi mbylli me sukses projektin e tij më të fundit “Hapësira e një ëndrre”, i cili shënoi një rekord suksesi si në performancën e mrekullueshme gjatë të treja netëve të koncertit ashtu dhe në shitjen e biletave të eventit totalisht online.

Ajo çka tërhoqi së shumti vëmendjen e publikut, ishte pikërisht shitja për herë të parë e biletave vetëm online të një koncerti të përmasave të këtij niveli. Edhe pse u planifikua fillimisht të kishte vetëm një natë performancë, biletat për datën 2 Mars u shitën brenda pak orësh, dhe kështu vazhdoi shitja e biletave për natën e dytë dhe për natën e tretë gjithashtu.

Ishte hera e parë në Shqipëri ku njerëzit po edukoheshin mbi blerje biletash online, në mënyre masive, brenda pak orësh, nga një artist me influencë kaq të madhe si Alban Skënderaj. Ofrimi i biletave online, i mundësoi kujtdo, brenda dhe jashtë Shqipërisë blerjen e tyre në kohë reale, direkt nga komforti i shtëpisë apo kudo tjetër që mund të ndodheshin.

Biletat elektronike u ofruan në platformën Pentagrami.al, një platformë e re eventesh dhe biletash e cila u inaugurua pikërisht me koncertin ‘Hapësira e një ëndrre’. Platforma e dizenjuar nga kompania Connext, mundësonte edhe rezervimin e vendit të karrikes duke treguar qartë planimetrinë e Pallatit të Kongreseve, çka ua lehtësonte zgjedhjen të gjithë blerësve.

Pagesat online në kohë reale u mundësuan nga EasyPay, kompania shqiptare FinTech, lider në rajon, që po ndryshon skenën e e-commerce në vend. EasyPay mund të ketë ndodhur shpesh ta shihni si mjet pagese edhe në dyqane të tjera online, për shkak të efikasitetit dhe gjithëpërfshirjes që ofron. Aplikacioni falas EasyPay, është një portofol elektronik që i shërben të gjitha kategorive të klientëve, ata që janë mësuar me pagesat online por edhe ata që nuk kanë akses në shërbimet bankare falë mbulimit me 300 agjentë në mbarë Shqipërinë.

Një nga fragmentet më të bukura të koncertit, ishte edhe shpallja zyrtare nga Alban Skënderaj që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave, EasyPay kishte vendosur t’i dhuronte për Down Syndrome Albania. Në një bisedë me një nga përfaqësuesit e EasyPay, kuptuam që edhe zgjedhja e fondacionit Down Syndrome Albania kishte një kuptim nga prapa. “Down Syndrome Albania ka besuar në EasyPay që në fillimet e veta. Ne kemi qenë kompania e parë në Shqipëri që ofruam donacionet online, pikërisht për Down Syndrome Albania. Gjejmë rastin t’ju bëjmë thirrje të gjithëve që kanë dëshirë të dhurojnë diçka për ditën ndërkombëtare të Sindromës Down (21 Mars), të mos hezitojnë të vizitojnë EasyPay ose Down Syndrome Albania online ku mund të kryejnë një donacion në vetëm pak minuta.”

Sikurse EasyPay thotë: ‘Misioni ynë është ta bëjmë shoqërinë tonë më të bashkuar dhe gjithëpërfshirëse, qoftë në mundësimin e shërbimeve digjitale për të gjitha kategoritë e klientëve, ashtu edhe në bashkëpunime të ndryshme për kauza sociale.’

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0