“DIVA’S SHOW”. Spektalki i denje per divat e skenes tone. » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 17/05/2018

“DIVA’S SHOW”. Spektalki i denje per divat e skenes tone.

Share
nga Kostandin Feshti
Maj 17, 2018
Talk the Talk...
lexo me teper >

Shkruar nga Kostandin Feshti.

E kush nuk e do muziken?! Kush eshte ajo qenie humane, e cila nuk merr nje emocion kur degjon nje kenge, nje pjese muzikore, nje sonet etj.

Muzika ka qene pjese e jetes tone qe ne fillimet e njerezimit. Kenget qe iu dedikoheshin Zotave, kundrejt nje shperblimi ne prodhimtari, shendet apo qofte edhe ne ndodhjen e nje mrekullie, ishin menyra e pare komunikuese me te panjohuren “e prtejme”.

Me pas erdhi koha ku kenget perdoreshin nga qytetaret per te nderuar udheheqesit e tyre. Faraonet, perandoret , mbreterit e ndryshem kishin secili nga nje kenge te dedikuar, e cila iu thurrte lavde dhe i bente te ndiheshin mire.

Koha kaloi, menyrat e te jetuarit u zhvillian dhe “jetesa mondane” filloi te merrte nje hov te madh. Aristokrate te shumete filluan te ndertonin pallate madheshtore e mbreteror, te lare ne ar e ne argjend, me tavane te pikturuar nga mjeshtra te artit, te cilet e kishin si nje tablo te vogel, talent-shpalosese ate siperrfaqje te madhe. Me vone keto pallate u vune nen pronesine e mbreterve te ndryshem nga vende te ndryshme, e te gjithe nga keta mbreterore donte te argetohej. E per kete hyri ne skene pianoja, violina, violonçeli, dhe sigurisht artistet si Moxarti, Bahu, Vivaldi, Shuberti etj. Secili nje gjeni ne fushen muzikore.

Shekujt kaluan, muzika u zhvillua, por qellimi i saj mbeti gjithmone po i njejti: “Te argetoj njerezit dhe shpirtin e tyre.”

Te vetmet gjera qe pesuan ndryshime ishin melodite, rimat, orkestrimet etj. Sigurisht, tashme ishin hapur dhe shkolla prestigjoze muzike, ne vende si Italia, Gjermania, Austria etj, ku nxirrnin talente te reja dit pas dite e vit pas viti, te arsimuar e te formuar ne nje menyre profesionale nga mjeshtra te fushes.

Erdhi momenti revolucionit muzikor te shekullit te 20-21. Shekuj qe u pasuan nga krijimi i trendeve te reja muzikore, krijimi i festivaleve te ndryshme internacionale, kujdesi nga ana e artsiteve per paraqitjen skenike, kujdesi nga ana e produksionit ne lidhje me skenografine, skenarin, rradhitja e duhur e performuesve etj. Por nuk daloi ketu kjo fryme e re. U shpiken “hitet”. Kenge qe degjoheshin e kendoheshin nga te gjithe. Kenge, te cilave filluan t’iu kushtoheshin videoklipe. E me krijimin e tyre filloi veprimi i tregjeve muzikore. U zhvilluan listat muzikore ndyshe te njohura si “Top Charts”, te cilat diktonin se kush do te ishin fituesit neper ndarje çmimesh muzikore, se cilat kenge do te ktheheshin ne “hite” dhe se cilat nuk do te kishin nje jetgjatesi te madhe ne publik.

Krahas kendimit dhe skenografise apo edhe videoklipeve, kenges iu shtua edhe koreografia. Levizje te cilat ishin te sinkronizuara me muziken, te denja per stilin e saj etj.

Pas gjithe ketyre ndryshimeve te pesuara, muzika u shnderrua ne nje fushe biznesi ne te cilen shume donin te hynin, por nuk kishin talentin e duhur.

Pas viteve ‘90 u krijuan “talent shows”, shfaqje talenti, me qellimin per te evidentuar talentet e reja muzikore, te cilat e meritonin nje mundesi, nje bilete hyrjeje ne kete park aq sa argetues, aq edhe te frikshem e te lodhshem.

Por para ketyre talenteve te reja vendet i kishin zene ato, “DIVAT E MUZIKES”.

Sigurisht qe dhe meshkujt kane luajtur dhe luajne nje rol shume te madh ne muzike, jame femrat ato qe bejne me shume hite, fitojne me shume çmime, pelqehen me shume, pa çka se sot nuk e hasim me nje disnivel te tille.

Vendi yne ka pasur divat e tij muzikore: Myfarete Laze, Liljana Kondakçi, e madhja  Vaçe Zela, legjenda Nexhmije Pagarusha, Alida Hisku, Ema Qazimi, Parashqevi Simaku, Zeliha Sina etj. Femra te cilat ne kohen e tyre ishin nga me te degjuarat dhe te dashurat per publikun. Them ne kohen e tyre pasi sot nuk jane me aktive ne arenen muzikore, si dikur.

Por ka dhe nga ato DIVA, te cilat i kane rezistuar kohes, ka nga ato qe me kalimin e kohes jane shnderruar ne te tilla, fale projekteve muzikore, angazhimeve ne spektakle e festivale te ndryshem dhe mbi te gjitha fale dashurise qe kane per profesionin e tyre dhe per ate çka ai fal tek njerezit.

Disa nga keto DIVA jane: Besa Kokdhima, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Irma Libohova. 4 artiste te cilat nuk jane te panjohura per audiencen shqiptare, e te cilat nder vite kane shtuar popullaritetin tek njerezit. 4 figura femerore, te hijshme, por mbi te gjitha te talentuara.

4 DIVA te cilat vendosen te mbajne nje koncert recital per te celebruar hitet e tyre nder vite dhe karrierat e tyre afatgjata. Nje eveniment i ideuar nga kengetarja Rovena Dilo, e cila beri bashke me pas “4 Fantastike”.

Koncertet recitale, po marrin nje hov ne vendin tone. Artiste te rinj e te vjeter, nganjehere solo e ne disa raste bashke, si rasti ne fjale, organizojne koncerte recitale, per t’iu rikthyer edhe njehere viteve te kaluara.

Por si ky koncert nuk kishim pare. I zjarrte, energjik, surprizues e argetues, beri te gjithe publikun e ndodhur ne salle per vete.

E nga kjo kuptojme diçka. Qe pavaresisht sa figura te reja hyjne ne loje, pavaresisht sa trende te ndryshojne, pavaresisht sa parime dhe vlera te ulen apo te ngrihen, ka disa artiste qe do t’i rezistojne kohes per gjate. Me kenget e tyre, te cilat jane kthyer ne refrenet e disa prej momenteve tona me te bukura.