Grupi BALFIN, hap aplikimet për idetë e reja të biznesit

Grupi BALFIN, hap aplikimet për idetë e reja të biznesit


Grupi BALFIN, ka hapur aplikimet për konkursin e ideve të biznesit. Përfaqësuesit e kompanisë thonë se, programi ndihmon sipërmarrësit shqiptarë që kanë një ide biznesi të ndërtojnë një biznes të mirëfilltë. Në edicionin e tij të tretë programi vjen me fokus ndaj ideve StartUp.

Sipas filozofisë së këtij grupi, bizneset e suksesshme fillojnë me punë, me lidhjet e duhura dhe me frymëzim. “Nëse ju keni një ide dhe dëshironi ta ktheni atë në një biznes fitimprurës, programi “Idjea jote për Biznes” mund t’ju ndihmojë. Nëse kërkoni t’i jepni jetë projektit tuaj, si dhe të ndërtoni një strategji biznesi, kjo është mënyra më e mirë për ta arritur këtë gjë”, thuhet në thirrjen për aplikim.

Përfituesit e këtij programi pritet të kenë një çmim monetar për të nisur biznesi dhe mbështetje profesionale në realizimin e idesë.

Programi “Ideja jote për Biznes” është projektuar për një qëllim – për të kontribuar në ekonominë e vendit e për të ndihmuar gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale.
Për të arritur qëllimin e tij, programi identifikon sipërmarrësit me idetë më premtuese përmes një procesi konkurues, duke ofruar shpërblime për fituesit dhe ndihmë intensive follow-up.
Brenda pesë ditëve nga data e aplikimit, ju do të njoftoheni se projekt-ideja juaj është marrë në shqyrtim.  Të gjitha aplikimet do të kalojnë fillimisht një filtrim sipërfaqësor nga idetë e pabaza ose joreale.  Aplikantët me idetë më të mira, të cilat do të përzgjidhen nga një juri, do të njoftohen nga organizatorët e programit për kalimin e tyre në fazën e dytë.

Aplikoni këtu

Rreth BALFIN. Grupi është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të BALFIN mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industrial, shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm, energji dhe agrikulturë. Grupi BALFIN është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0