19 vjeçarja, fituese e çmimit Nobel kërkohet nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar - Business Magazine Albania

19 vjeçarja, fituese e çmimit Nobel kërkohet nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar


Malala Yousafzai ka marrë një ofertë për të studiuar në një nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. 19-vjeçarja, e cila është personi më i ri që do i jepet Çmimi Nobel për Paqe, ka ndarë lajmin teksa po fliste në një konferencë për arsimin në Birmingham.

Duke iu drejtuar auditorit ajo zbuloi ofertën që kishte marrë për të studiuar “Politikë, filozofi dhe Ekonomi (PPE)”, e kushtëzuar në arritjen e tre A-ve në nivelet A të saj.

Ndërsa ajo nuk ka zbuluar emrin e universitetit, sipas Mail Online ajo ka zbuluar më parë se kishte aplikuar te “Lady Margaret Hall”, Oxford, me shpresën për të ndjekur gjurmët e heroit të saj, ish-presidentit të Pakistanit Benazir Bhuto, i cili ka studiuar atje.

Duke dhënë fjalimin e fundit në “Shoqatën e Shkollës dhe Konferencën e Liderëve Kolegjit (ASCL)”, ajo tha: “Aktualisht jam duke studiuar. Jam në vitin e 13, të gjitha provimet i kam në nivelin A dhe kam marrë një ofertë me kusht që të përmbush tre A-të.

Kështu që kam nevojë për të marrë tre A, ky është fokusi im për tani dhe shpresoj që të vazhdoj punën dhe studimet në të njëjtën kohë. U jam shumë mirënjohëse të gjithëve që më kanë mbështetur, inkuarjuar mua dhe misionin tim. Kjo është ajo që më bën dhe më mban mua kaq të fortë kështu që ju falënderoj shumë për këtë,” shtoi ajo.

Ajo vizitoi Oxford në dhjetor për një intervistë të cilin ajo e përshkroi si “intervistën më të vështirë të jetës së saj” dhe gjithashtu aplikoi në Shkollën për Ekonomi në Londër, në universitetin “Durham dhe Warwick”.

Yousafzai shpjegoi se së bashku me çmimin e saj, ajo do të vazhdojë të punojë për Fondin Malala. “Qëllimi im është për t’u siguruar që çdo fëmijë, vajzë dhe djalë, të kenë mundësi për të shkuar në shkollë,” tha ajo.

“Është e drejta e tyre themelore. Kurrë nuk do të ndalem deri sa të shoh fëmijën e fundit të shkojë në shkollë.”

Fushata e arsimit mori shumë ovacione për fjalimin e saj në “Qendrën e Konventës Ndërkombëtare të Birmingham”.

Në një fushatë të zjarrtë për të drejtat e fëmijëve të shtypur në luginën Swat në vendlindjen e saj në Pakistan, Yousafzai u qëllua në kokë, pasi autobusi i shkollës së saj u zu në pritë nga talebanët në vitin 2012.

Sulmi frikacak mbi fëmijën shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe Yousafzai u transferua nga një spital në Pakistan në Spitalin “Mbretëresha Elizabeth” në Birmingham për një trajtim në mënyrë që t’i shpetonin jetën.

Ajo dhe familja e saj e kanë bërë Birminghamin shtëpinë e tyre dhe i janë dedikuar shkollimit të saj. Ajo vazhdon të bëjë fushatë për të drejtat e fëmijëve.

Dhjetë anëtarë të talebanëve u arrestuan dhe u burgosën përjetë për vrasjen në tentativë të nxënëses 14-vjeçare. Më vonë u pretendua se tetë nga të dyshuarit u liruan fshehurazi nga burgu pas një gjyqi të rremë.

Në vitin 2015 Malala ishte tema e një dokumentari nga fituesi i çmimit Oskar, regjisorit Davis Guggenheim: “Ai më quajti Malala.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0