18 industritë që do të riformësojnë ekonominë globale deri në vitin 2040 - Business Magazine Albania

18 industritë që do të riformësojnë ekonominë globale deri në vitin 2040

18 industritë që do të riformësojnë ekonominë globale deri në vitin 2040

Sipas një analize të fundit nga McKinsey Global Institute, 18 industri të reja pritet të krijojnë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë botërore deri në vitin 2040, duke gjeneruar të ardhura që mund të arrijnë deri në 48 trilionë dollarë në vit.

Teksa bota po transformohet me ritme të shpejta, sektorët me bazë teknologjike dhe të inovacionit po shfaqen si motorët kryesorë të rritjes së ardhshme ekonomike. Midis tyre janë inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, bioteknologjia dhe mobiliteti ajror – të gjitha me potencial të jashtëzakonshëm për të revolucionarizuar mënyrën se si jetojmë dhe punojmë.

Lexo edhe;Si ndikon një review negative në reputacionin dhe performancën e biznesit?

 Tregues kyç:

  • Të ardhurat totale të mundshme deri në 2040: deri në 48 trilionë USD

  • Industria me rritjen më të shpejtë: AI Software & Services me një normë rritjeje mesatare vjetore (CAGR) prej 25%

  • Pjesa e PBB-së globale: mund të rritet nga 4% sot, në 16% deri në vitin 2040

8 industrinë më premtuese:

Industria Të ardhurat në 2022 (mld $) Të ardhurat në 2040 (mld $) Rritja mesatare vjetore
🛒 Tregtia elektronike 4,000 20,000 9%
🤖 AI dhe shërbime 85 4,600 25%
☁️ Shërbimet Cloud 220 3,400 17%
🚗 Makinat elektrike 450 3,200 12%
📢 Reklamat dixhitale 520 2,900 10%
💾 Çipet kompjuterike 630 2,400 8%
🚘 Makinat autonome 2,300
🚀 Industria hapësinore 300 1,600 10%
🛡️ Siguria kibernetike 160 1,200 12%
🔋 Bateritë 98 1,100 14%
🏗️ Ndërtimi modular 180 1,100 10%
📺 Shërbimet streaming 160 1,000 11%
🎮 Videolojërat 230 910 8%
🤖 Robotika 21 910 23%
🧬 Bioteknologjia 140 900
✈️ Mobiliteti ajror 340
💊 Ilaçet kundër obezitetit 24 280 15%
⚛️ Fisioni bërthamor 18 150 13%

Këto 18 industri jo vetëm që premtojnë të krijojnë vende të reja pune dhe të sjellin fitime marramendëse, por kanë edhe potencialin për të ndryshuar rrënjësisht stilin e jetesës dhe të zhvillimit ekonomik në nivel global. Ata që investojnë, inovojnë dhe përshtaten sot, do të jenë liderët e së nesërmes.

visual capitalist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0