17 vjeçari nga Durrësi, që krijoi kompaninë ndërkombëtare të Video Game-ve

17 vjeçari nga Durrësi, që krijoi kompaninë ndërkombëtare të Video Game


Keni dëgjuar për kompaninë ndërkombëtare virtuale të një 17 vjeçari shqiptar?! Një tjetër histori suksesi, i shtohet listës së të rinjve të talentuar shqiptarë. Ai quhet Erlin Kananaj dhe është nga qyteti i Durrësit.

Gjithçka ka nisur në moshën tetë vjeçare. Për BusinessMag.al ai shprehet se ndryshe nga fëmijët e tjerë, që i shikojnë lojrat për t’u argëtuar, ai bëhej gjithmonë kurioz për anën teknike, si ishin ndërtuar këto lojra. Me orë të tëra kalonte kohë duke programuar dhe duke punuar fort, për të realizuar “ëndrrat e mëdha të një fëmije të vogël”. Por, e gjithë kjo dëshirë për të punuar në një moshë kaq të vogël, lidhej edhe me disa arsye familjare të Erlinit, ku me shumë punë ia arriti që të jepte kontributin e tij.

Loja e parë që krijoi ishte një lojë me robotë. Për krijimin e kësaj loje ai është ndihmuar nga tre miq virtualë, një japonez, një çek dhe një amerikan. Loja pati sukses dhe u solli edhe të ardhura. Nxitur nga asistenti i tyre ata filluan të mendonin të bënin diçka edhe për kompaninë botërore gjigande të video game-ve, IE Games.

Në fillim emri i kompanisë ishte tepër i thjeshtë, Erlin Setups ndërsa tani kompania zotëron emrin Noel Crafts & Foundation.  Prej 5 vitesh kompania e tij funksionon rregullisht online krahas kompanive të tjera, të cilat kërkojnë shërbime, game assets, game graphics etj. Planet e tyre dhe projektet janë të shumta, por aktualisht nuk kanë një lojë të re publike, pasi po punojnë për të perfeksionuar lojën që krijuan për herë të parë, Robotic Lands.

Lexo: Mario Alla, djali i robotikës nga “Harry Fultz”

Kompania është në proces regjistrimi. Fillimisht ai do të aplikojë për patentën e lojës së ardhshme. Ambicia e tij është vlerësuar gjithmonë nga prindërit. Si çdo rrugëtim në sipërmarrje edhe Erlini ka patur vështirësitë e tij. E kanë munduar disa pyetje: si të hynte në treg, si të avanconte, si do të bindë klientin që të blejë produktin e të tilla si këto, por fakti që sot kompania e tij ka 25 anëtarë, tregon se edhe pse i vogël në moshë, ka hedhur hapa të sigurtë.

I pyetur nga BusinessMag se si mësoi programimin dhe anglishten në një moshë aq të vogël, ai shprehet se videot tutoriale në yotube kanë qenë “mësuesi i tij më besnik”.

“Në të ardhmen synoj të vazhdoj studimet në Harward për degën IT dhe të bëhem pjesë e stafit të Microsoft, SpaceX dhe Tesla”, thotë ai. Aktualisht është shumë i fokusuar tek kompania e tij virtuale, duke punuar për produktet dhe shërbimet mbi lojrat më të famshme në internet, si p.sh Minecraft, Xenforo etj.

“Të nxjerr lojën e re në publik dhe gjithashtu të nxjerr në treg një projekt për të cilin po punoj fort, është ajo ç’ka synoj në këtë moment”,- thotë Erlin Kananaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0