14-vjeçari përfundon kolegjin dhe punësohet në SpaceX - Business Magazine Albania

14-vjeçari përfundon kolegjin dhe punësohet në SpaceX

Kairan Quazi e ka të pamundur ligjërisht të blejë një pije alkoolike, por është gati të marrë një diplomë kolegji dhe të fillojë punë në SpaceX.

Historia e Kairan-it është bërë virale, pasi mediat në Kaliforni raportuan për përgatitjen e tij për t’u diplomuar në Santa Clara University më 17 qershor.

Ai, jo vetëm që do të bëhet i diplomuari më i ri në historinë 172-vjeçare të shkollës, por gjithashtu do t’i bashkohet një liste të shkurtër të njerëzve që kanë mbaruar kolegjin në fëmijërinë e tyre.

Lexo : Shqipëria në bashkëpunim me SpaceX do lëshojë satelitë në orbitë. Kostot mbeten sekret

Familja e Kairan-it e zbuloi për herë të parë inteligjencën e tij të përparuar kur filloi të fliste me fjali të plota kur ishte vetëm 2 vjeç. Ai dëgjonte radion dhe fliste me mësuesit dhe shokët e klasës për historitë që dëgjonte.

Më pas, në klasën e tretë, Kairan bëri disa teste që treguan se kishte inteligjencë shumë më të përparuar se bashkëmoshatarët e tij.

Mësuesit, pediatri dhe prindërit arritën në përfundimin se arsimimi i zakonshëm nuk ishte rruga e duhur për të. Më pas ai u regjistrua në kolegjin Las Positas, ku punoi gjithashtu si mësues dhe u transferua në Santa Clara për të studiuar shkenca kompjuterike dhe inxhinieri dy vjet më vonë, kur ishte 11 vjeç.

Kohët e fundit, Kairan dha një intervistë pune në Starlink, platforma e internetit satelitor e kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk.

Kairan tha për Times se e kishte me shumë dëshirë të ishte pjesë e Starlink, sepse do të mundësonte që të ishte pjesë e diçkaje më të madhe se ai.

“Shpresoj se mund t’ua hap derën më shumë njerëzve si unë,” tha ai.

Burimet: Los Angeles Times, Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0