14 kategoritë e punëve më të kërkuara aktualisht - Business Magazine Albania

14 kategoritë e punëve më të kërkuara aktualisht

punët më të kërkuara

Pavarësisht rritjes së inflacionit dhe dobësisë në ekonomi, tregu i punës në SHBA mbetet i fortë. Siç raporton CNBC, shkalla e papunësisë në korrik ra në vetëm 3,5%—niveli më i ulët që nga viti 1969. Rritja mesatare e pagës për orë u rrit gjithashtu me 5.2% nga viti në vit. Me pak fjalë, punëdhënësit po punësojnë dhe tregu për punëkërkuesit mbetet i fortë. Por për punëdhënësit, kjo përkthehet në probleme në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar që u nevojiten për të përmbushur plotësisht vendet e punës në biznesin e tyre.

Një raport i ri i fuqisë punëtore të së ardhmes nga platforma e pavarur Upwork hedh pak dritë mbi llojet e punëve që menaxherët e punësimit po përpiqen të plotësojnë më së shumti tani. Raporti zbulon se ndërsa 69% e menaxherëve të punësimit thonë se planifikojnë të rrisin nivelet e stafit gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, 60% e tyre thonë se kanë probleme në gjetjen e talenteve cilësore për të plotësuar pozicionet e disponueshme.

Lexoni: 10 “flamuj të kuq” që nuk duhen injoruar tek një njoftim pune

Sipas raportit të Future Workforce të Upwork, këto janë kategoritë e punës që menaxherët e punësimit duhet t’i plotësojnë më urgjentisht:

  1. Kontabiliteti: 33%
  2. IT & Rrjetat: 30%
  3.  Pozicionet operative: 29%
  4. Customer Support: 27%
  5. Burimet Njerëzore: 25%
  6. Financë: 19%
  7. Admin Support: 18%
  8. Shitjet: 18%
  9. Web, Mobile, Software Development: 14%
  10. Marketing: 12%
  11. Data Science & Engineering: 11%
  12. Design & Creative: 8%
  13.  Arkitekturë dhe Inxhinieri: 6%
  14. Writing & Content: 4%

Raporti zbulon gjithashtu se rolet më të vështira për t’u punësuar, sipas menaxherëve të punësimit, janë ato në kategoritë e Data Science & Engineering (60%), Arkitekturës dhe Inxhinierisë (58%) dhe IT & Rrjetave (58%). Si rezultat i vështirësisë për të marrë staf të përhershëm, raporti i Upwork zbuloi se 60% e menaxherëve të punësimit planifikojnë të mbështeten te profesionistët e pavarur gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

/fastcompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0