121 të rinj shqiptarë kanë aplikuar për të qënë pjesë e programit të Ambasadorëve të rinj Europianë. Lajmin e bëri të ditur ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në një postim në Twitter.
Ai shkruan:
“121 të rinj shqiptarë kanë aplikuar të jenë ndër 60 Ambasadorët e Rinj të Evropës për 3 vitet e ardhshme! Të gjithë ata dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth vlerave të Bashkimit Evropian dhe t’i ndajnë pasi të kthehen në Shqipëri. Tani ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj! Voto për ta!”
Lexoni: Udhëheqësit e BE-së realizojnë marrëveshjen për fondin e rimëkëmbjes
Më herët, delegacioni i BE-së në Tiranë prezantoi nismën e re të Bashkimit Europian “Ambasadorët e rinj Europianë”.
Secili prej jush ka të drejtë të votojë për 5 të rinj, të cilët mund të përzgjidhen si Ambasadorët e Rinj të Evropës. Vota e gjithsecilit do të ishte inkurajuese për të rinjtë tanë.
Për të votuar për kandidatët, ju mund të klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.