Udhëheqësit e BE-së realizojnë marrëveshjen për fondin e rimëkëmbjes

Udhëheqësit e BE-së realizojnë marrëveshjen për fondin e rimëkëmbjes

fondin e rimëkëmbjes

Pas katër ditësh bisedimesh të vështira dhe debatesh, 27 udhëheqësit e unionit, mëngjesin e kësaj të marte arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bien dakord për buxhetin e ardhshëm 7-vjeçar të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe fondin kushtuar rimëkëmbjes ekonomike nga COVID-19.

Paketa prej 750 miliardë euro do t’i jepet vendeve më të prekura nga pandemia në formë grantesh dhe kredish: 390 miliardë euro nga paketa e ndihmës do të ndahen në formë grantesh dhe 360 miliardë euro në formë kredie.

Kjo paketë është një rishikim i propozimit fillestar për 500 miliardë euro grante dhe po ashtu kompromis midis Austrisë, Holandës, Danimarkës dhe Suedisë, që i kundërshtuan pagesat si grante, dhe Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës – tri shtetet e fundit janë ndër më të goditurat nga koronavirusi në Evropë, të cilët nuk donin të merrnin kredi.

Lexoni: Trajtimi përmes proteinave ul numrin e pacientëve në terapi intensive

Një tjetër pengesë për arritjen e marrëveshjes u eleminua kur Polonia dhe Hungaria ranë dakord me përfshirjen e një mekanizmi që lidh pagesën e fondeve të BE-së me sundimin e ligjit – kërkesë nga vendet e tjera të BE-së.

Vendet e BE-së po ashtu ranë dakord për një buxhet prej 1.1 trilion eurosh, për shtatë vjetët e ardhshëm.

Mëngjesin e së martës presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, shkroi në Twitter: “Marrëveshje”. Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi:

“Sot kemi ndërmarrë një hap historik, me të cilin të gjithë mund të jemi krenarë. Por, mbeten hapa të tjerë të rëndësishëm. I pari dhe më i rëndësishmi është të fitojmë mbështetjen e Parlamentit Evropian.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0