12 pacientë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

12 pacientë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

të infektuar

12 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 981.

79 përqind e të infektuarve ose 777 prej tyre janë shëruar.

Eugena Tomini, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë përkatësisht 7 në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës .

Në 24 orët të fundit janë testuar 174 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 981 të infektuar;

– 31 viktima;

– 775 të shëruar;

– 173 të infektuar aktivë.

Pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve, që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot ka një rritje të rasteve në spitalin Infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Për më shumë se 3 javë nuk ka humbje jete.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 22 maj është:

– Tiranë, 58 pacientë aktivë,

– Krujë, 31 pacientë aktivë,

– Shkodër, 10 pacientë aktivë,

– Kamëz, 9 pacientë aktivë,

– Durrës, 48 pacientë aktivë,

– Berat, 10 pacientë aktivë,

– Fier, 4 pacientë aktivë,

– Elbasan, 2 pacientë aktivë,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0