101 IDE INOVATIVE BIZNESI - Një Manual Praktik për Sipërmarrësit e Rinj » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 20/11/2015

101 IDE INOVATIVE BIZNESI – Një Manual Praktik për Sipërmarrësit e Rinj

Share
nga Gerti Boshnjaku
Nën 20, 2015
Entrepreneur / PR & Marketing Professional Gerti is CEO and Founder of New Media Communications; A Marketing Comm
lexo me teper >

101 IDE INOVATIVE BIZNESI – Një Manual Praktik për Sipërmarrësit e Rinj

 

Botimi i ri “101 Ide Inovative Biznesi” është një risi për tregun Shqiptar dhe rajonal duke sjellë ide të përshtatura dhe metoda praktike për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë një sipërmarrje të re apo zhvillojnë elementët e një aktiviteti ekzistues me elementë të rinj krijues.

 

Libri është konceptuar si një ndërthurje e tekstit shpjegues të idesë dhe fotove ilustruese, duke e bërë shumë të thjeshtë për të gjitha kategoritë e interesuara.

 

Prezantimi i rradhes i “101 IDE INOVATIVE BIZNESI’ – një Manual Praktik për Sipërmarrësit e Rinj, do të zhvillohet në ambjentet e Qendrës Rinore Tirane (Rruga e Kavajës), në datën 24 Nëntor 2015, ora 17.30. Prezantimi është perceptuar si një seancë frymëzuese dhe motivuese për gjenerimin e ideve të reja në sipërmarrje dhe zhvillohet në bashkëpunim me Yunus Social Business dhe Business Mag Albania.

Ky event mbështetet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në kuadër të fushatës “25 ditë aktivitete për 25-vjetorin e Ditës së Rinisë”.

Hyrja e lirë për të gjithë të interesuarit në fushën e sipërmarrjes dhe më gjerë.

 

Botimi “101 Ide Inovative Biznesi” ofrohet për ta blerë online në mënyrë ekskluzive nga BusinessMag.al. Ekskluzivitet i ofruar nga autori Kleidor Rustemi.