"1000 Sipërmarrës" në Zagreb-Samiti Ndërkombëtar LEAP i Kroacisë! - Business Magazine Albania

“1000 Sipërmarrës” në Zagreb-Samiti Ndërkombëtar LEAP i Kroacisë!


Apliko tani për Samitin Ndërkombëtar LEAP!

Këtë Maj, kryeqyteti i Kroacisë- Zagrebi do të jetë vendi i “nxehtë” për 1,000 sipërmarrës, studentë të rinj ndërkombëtarë dhe liderat e organizatave jo-qeveritare nga më shumë se 20 vende. Arsyeja për këtë është Samiti i LEAP- konferenca ndërkombëtare e cila do të mbahet nga 5-7 Maji. Gjatë këtyre 3 ditëve ky event do të mirëpresë spikera internacionalë dhe pjesëmarrës të cilët do të mësojnë dhe të flasin rreth inovacionit, sipërmarrjes, zhvillimit të biznesit, IT dhe teknologjive moderne dhe biznesit ndërkombëtar.

 

LEAP-Summit-businessmag (3)

Samiti i LEAP do të mirëpresë ekpertët e njohur ndërkombëtarisht nga kompani ndërkombëtare si IBM, Google, The Walt Disney, P&G, dhe Deutsche Telekom, gjithashtu edhe sipërmarrës dhe investitorë nga Gjermani, Skocia, Britania e Madhe, Sllovenia dhe shtete të tjera.

Përgjatë pjesës formale të programit, pjesëmarrësit do të përjetojnë sesione interaktive, workshope dhe bisedime. Gjithsesi, theksi i madh në Samit bie mbi pjesën jo-formale të programit që konsiston në ndërveprime të ndryshme interesante dhe mundësi rrjetëzimi. Ndaj në Samit do të ketë sesione rrjetëzimi- “Break the ice networking” (Rrjetëzimi për ‘thyerjen e akullit’), sesione Open Mic, Pub Crawl, ture shëtitje në Zagreb, Speed Dating, sesioni i “The Opportunity Hunt” (Gjuetia e Mundësive), sesioni i “Share your fail story” (Ndaj historinë tënde të dështimit) dhe Goodbye Party (Festa e Lamtumirës).

Nëse je një sipërmarrës i ri për më shumë informacione vizitoni uebsajtin zyrtar të LEAP Summit në: http://bit.ly/LEAP-Summit

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0