10 zakone që do të rrisin inteligjencën tuaj - Business Magazine Albania

10 zakone që do të rrisin inteligjencën tuaj


Për të qëndruar të shëndetshëm, truri juaj ka nevojë për stërvitje ashtu si muskujt tuaj. Të shpenzosh disa minuta duke bërë ushtrime mendore jo vetëm që do të ndihmojë në forcimin e të menduarit tuaj, por do përmirësojë kujtesën tuaj dhe madje do të qetësojë edhe mendjen tuaj. Sot, Business Magazine ju sjell 10 zakone që mund t’iu ndihmojnë të zgjeroni trurin tuaj dhe të ushtroni mendjen tuaj.

  1. Vëzhgoni

Të shikosh nuk është njësoj si vëzhgimi. Vëzhgimi përfshin analizën e asaj që ju shihni. Kur vëzhgoni, ju do të vini re të gjitha gjërat që ju kanë anashkaluar për një kohë të gjatë. Absorboni atë që është rreth jush dhe mos ndaloni së imagjinuari.

  1. Mësoni

Nëse hapni mendjen tuaj dhe kurrë nuk ndaloni së mësuari, truri juaj do të dojë të dijë më shumë dhe kurrë nuk e ndal këtë proces. Përqafoni çdo mundësi që keni për të mësuar diçka nga njerëzit, të cilët kanë një njohuri të gjerë në fusha të caktuara.

  1. Dëgjoni

Kur dëgjoni tingujt rreth jush, ju thithni një pjesë të botës. Nëse ju shkoni për një shëtitje poshtë rrugës, kushtojuni vëmendje asaj që njerëzit tjerë janë duke folur në mënyrë që të mësoni se si ata mendojnë.

  1. Eksperimentoni

Nëse nuk dilni nga zonës juaj e komfortit dhe të filloni të eksperimentoni me gjëra të reja, ju mund të humbisni diçka që mund të ndryshojë jetën tuaj ose mendjen tuaj. Kërko për kurse që kapin vëmendjen tuaj dhe mësoni në lidhje me një fushë për të cilën nuk dini shumë.

  1. Zhvillohuni

Asnjëherë mos qëndroni me njohuritë tuaja të para të fituara. Pyesni. Gradualisht njohuria juaj do të rritet dhe truri juaj do të mësohet të mos stabilizohet vetëm në një pjesë të informacionit.

  1. Flisni

Mësoni nga njerëzit rreth jush. Ndani informacionin që ju keni ruajtur në trurin tuaj gjatë viteve me një person, i cili ka bërë të njëjtën gjë. Shprehni idetë tuaja dhe zhvilloni mendime të reja nga përzierja e njohurive tuaja.

  1. Ushtrohuni

Trupi dhe mendja janë një njësi. Nëse dikush nuk është në gjendjen e tij më të mirë, të tjerë mund të paguajnë pasojat. Merrni 20 minuta në ditë për të kryer ushtrime të ndryshme për të oksigjenuar mendjen tuaj.

  1. Meditoni

Nëse filloni të shikoni mendjen tuaj, se si sillet dhe atë që nxjerr kur meditoni, do të duhet të dini pak më shumë. Kjo pikë pushimi mund të jetë një zbulim se si relaksohet mendja juaj.

  1. Analizoni mundësitë

Mundohuni të mendoni jashtë kufijve dhe gjithmonë kërkoni për shumë përgjigje të mundshme dhe jo për më logjiken. Kurrë mos ndaloni të eksploroni ide dhe të gjeneroni mundësi dhe zgjidhje.

  1. Luani me mendjen tuaj

Nuk ka asgjë të keqe që t’a çoni mendjen në vende të vështira. Kur krijoni një univers në kokën tuaj, ku çdo gjë është e mundur, ju ushtroni trurin tuaj – madje edhe ndjenja e humorit mund të ketë një ndryshim shumë pozitiv.

Një pjesë e sekretit të efektivitetit të këtyre metodave është zbatimi i tyre çdo ditë – pa e munduar trurin, natyrisht. Dëgjoni, vëzhgoni dhe përfitoni nga bota që jetoni.

 

burimi: brightside.me

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0