10 thënie të arta që mund të ndryshojnë plotësisht mënyrën se si e shikoni jetën - Business Magazine Albania

10 thënie të arta që mund të ndryshojnë plotësisht mënyrën se si e shikoni jetën

thënie

“Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, lidheni atë me një qëllim, jo ​​me njerëzit apo gjërat.” – Albert Einstein

“Koha juaj është e kufizuar, ndaj mos e humbni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos jetoni me rezultatet e të menduarit të njerëzve të tjerë. Mos lejoni që zhurma e mendimeve të të tjerëve të mbysin zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato tashmë e dinë se çfarë vërtet dëshironi të bëheni. Çdo gjë tjetër është dytësore.” – Steve Jobs

“Bëhu një shkurre nëse nuk mund të jesh një pemë. Nëse nuk mund të jesh autostradë, bëhu vetëm një shteg. Nëse nuk mund të jesh diell, bëhu yll. Sepse nuk fitoni apo dështoni nga madhësia. Bëhuni më i miri nga çdo gjë që jeni.” Martin Luther King Jr.

“Misioni im në jetë nuk është thjesht të mbijetoj, por të lulëzoj; dhe për ta bërë këtë duhet pasion, dhembshuri, humor pak stil.” – Maya Angelou

Lexoni: Thënie frymëzuese për t’ju ndihmuar të kaloni një ditë të mirë

“Arsimi formal do t’ju sigurojë jetesën; Vetë-edukimi do t’ju bëjë të pasur.” – Jim Rohn

“Gjatë gjithë jetës njerëzit do t’ju acarojnë, nuk do t’ju respektojnë dhe do t’ju trajtojnë keq. Lëreni Zotin të merret me gjërat që ata bëjnë, sepse urrejtja në zemrën tuaj do t’ju përpijë edhe juve.” – Will Smith

“Jeta është një varg mësimesh që duhen jetuar për t’u kuptuar.” – Helen Keller

“Jeta është 10% ajo që ju ndodh dhe 90% se si reagoni ndaj saj.” – Charles Swindoll

“Jeta nuk është një problem për t’u zgjidhur, por një realitet që duhet përjetuar.” – Soren Kierkegaard

“Mos u shqetësoni thjesht të jeni më të mirë se bashkëkohësit apo paraardhësit tuaj. Mundohuni të jeni më të mirë se vetja.” – William Faulkner

/medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0