10 thënie motivuese nga Stephen Hawking e Leonardo da Vinci - Business Magazine Albania

10 thënie motivuese nga Stephen Hawking e Leonardo da Vinci


Motivimi nuk njeh kohë, moshë apo fushë veprimi. Tek çdonjëri prej nesh, sado të ndryshëm, e në çdo epokë, motivimi sjell thjeshtë rezultate më të mira.

Stephen Hawking 

Mos harroni të shikoni lart në yje dhe jo poshtë në këmbët tuaja.

Kurrë mos hiqni dorë nga puna juaj. Puna ju jep kuptim dhe qëllim dhe jeta është bosh pa të.

Unë jam vetëm një fëmijë që nuk është rritur kurrë. Ende vazhdoj të bëj pyetjet ‘si’ dhe ‘pse’. Herë pas here, gjej ndonjë përgjigje.

Njerëzit e qetë kanë mendjen më të zhurmshme.

Fakti që kam mbajtur aktive mendjen, ka qenë jetike për mbijetesën time, siç ka qenë ruajtja e sensit të humorit.

Leonardo da Vinci

Kam kuptuar se njerëzit që kanë arritur diçka rrallë rehatohen për t’i lënë gjërat të ndodhin vet. Ata ngrihen dhe i bëjnë gjërat të ndodhin.

Jeta është shumë e thjeshtë: Ti bën disa gjëra. Shumica dështojnë. Disa funksionojnë. Ti më pas bën më shumë gjëra që funksionojnë. Nëse ia del, të tjerët fillojnë të të kopjojnëy. Më pas ti bën diçka tjetër. Hileja është të bësh diçka tjetër.

Më pëlqejnë ata që arrijnë të qeshin edhe kur kanë probleme, që gjejnë forcë te shqetësimet dhe rriten duke reflektuar.

Përvoja nuk gabon kurrë; vetëm gjykimet e tua gabojnë duke i premtuar vetes për efektet që nuk janë shkaktuar nga përvoja e mjaftueshme.

Kënaqësia më e madhe është kënaqësia e të kuptuarit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0