10 thënie frymëzuese të LeBron James - Business Magazine Albania

10 thënie frymëzuese të LeBron James

LeBron James, me karrierën e tij legjendare ka frymëzuar gjenerata të tëra.  Më poshtë keni 10 thënie frymëzuese për çdo profesionist e sipërmarrës

“Më pëlqen kritika. Ajo të bën më të fortë.

“Gjate gjithë jetës ju thuhet që nuk mund t’i bëni gjërat. Gjatë jetës do ju thonë që nuk jeni i mjaftueshëm, i fortë ose i talentuar sa duhet. Do ju thonë JO. Një mijë herë JO. Derisa jo-të bëhen të pakuptimta. Në ato momente t’i do u thuash PO.”

“Do të përdor të gjitha mjetet e mia dhe aftësinë e dhënë nga Zoti dhe të bëj më të mirën që mundem në jetë me të.”

“Skuadra vjen para. Më lejon të kem sukses, lejon që skuadra ime të ketë sukses.”

“Mos ki frikë nga dështimi. Është e vetmja mënyrë që të çon drejt suksesit- e di dhe që jo gjithmonë do të kesh sukses.”

“Warren Buffet me tha njëherë që të ndjek kurajon. Kur ti e ke ndjenjën e kurajos, duhet ta ndjekësh dhe jo ta hedhësh tutje”.

Lexo: 50 thënie frymëzuese për të reflektuar për një javë më të mirë

“Përkushtimi është një pjesë e madhe e asaj çfarë unë jam dhe besoj. Sa i përkushtuar je ti që të fitosh? Sa i përkushtuar je për të qenë një mik i mirë? Për të qenë i besueshëm? I suksesshëm? Sa i përkushtuar je për të qenë një baba i mirë, një shok ekipi i mirë, një model i mirë? Ështe ai momenti në mëngjes kur sheh pasqyrimin tend në pasqyrë dhe pyet veten: A je i përkushtuar, apo jo?

“Njerëzit do t’ju urrejnë, do t’ju zhvlerësojnë, lëkundin, dhe do ju thyejnë. Por, sa fortë qëndron, është ajo çfarë ju bën.

“Familja ime nuk ka qenë kurrë e PO-së:’ Po bën gjënë e duhur, ke gjithmonë të drejtë’. Jo, më thonë kur e kam gabim dhe kjo është arsyeja përse unë kam arritur të jem ai që jam tani, me përulësi.

“Gjithomonë e them: Vendimet që marr, janë vendime që jetoj me to. Ka gjithmonë mënyra për t’i korrigjuar ose për t’i përmirësuar. Në fund të ditës, unë jetoj me ato.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0