Nuk ka qenë i lehtë rrugëtimi i asnjë artisti. Will Smith është një prej atyre, që pavarësisht se u bë i njohur me role komike, ai u maturua dhe sot frymëzon miliona ndjekës të tij. Më poshtë ju sjellim 10 thënie frymëzuese të tij. Ato janë parimet e tij, por mund të jenë edhe tuajat.
1-“Jeta nuk matet nga çastet kur merr frymë, por nga ato që të lënë pa frymë”.
2-“Zgjohem çdo mëngjes duke besuar se sot do të jetë më mirë se dje”.
3-“Hapi i parë është të thoni se ju mundeni”.
4-“Ndarja e talentit dhe aftësisë është një nga konceptet më të keqkuptuara për njerëzit, të cilët përpiqen të shkëlqejnë, kanë ëndrra dhe duan të arrijnë shumë. Talenti është i natyrshëm. Aftësia zhvillohet vetëm me orë e orë për të përmirësuar zanatin tuaj”.
5-“Nëse nuk luftoni për atë që doni, mos qani për ato që do të humbisni”.
6-“Frika nuk është e vërtetë. I vetmi vend ku mund të ekzistojë frika është në mendimet tona për të ardhmen. Është një produkt i imagjinatës tonë, duke na frikësuar për gjëra që nuk janë të pranishme dhe që nuk ekzistojnë. Mos më keqkuptoni rreziku është i vërtetë, por frika është një zgjedhje.”
7-“Paratë dhe suksesi nuk i ndryshojnë njerëzit; ato thjesht plotësojnë diçka që ka qenë gjithmonë aty.”
8- “Nëse nuk jeni duke e bërë jetën e dikujt tjetër më të mirë, atëherë po humbisni kohën tuaj. Jeta juaj përmirësohet kur e bëni jetën e njerëzve të tjerë më të mire”.
9- “Nuk ju nevojitet një plan B sepse ai ju shpërqëndron nga plani A.”
10-“Mos i ndiq njerëzit. Ji vetvetja. Bëj gjërat e tua dhe puno shumë. Njerëzit e vërtetë – ata që i përkasin jetës tuaj, do të vijnë vetë tek ty dhe do të qëndrojnë përgjithmonë”.
Lexo: 3 librat që kanë çuar Will Smith drejt suksesit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.