1. Ju do merrni mundësi të shumta sipërmarrëse. Ju pëlqen apo jo, nëse i zgjidhni ato, do të jenë gjatë gjithë kohës me ty, sado kohë që ajo të zgjasë.
2. Ju do merrni mësimë. Ne jemi të gjithë të angazhuar në një shkollë full-time të quajtur “Jetë”, ndërsa shkolla jote e jetës ka titullin “Sipërmarrje”. Çdo ditë në këtë shkollë do kesh mundësinë për të mësuar gjëra të reja, të përjetosh dështimin dhe herë pas here të shijosh suksesin. Ju mund ta pëlqeni mësimin ose të mendoni se është i pavlefshëm, i padrejtë apo i pavend.
3. Nuk ka gabime, vetëm mësime. Rritja dhe maturimi i proçesit të të bërit një sipërmarrës është si një eksperiment. Eksperimentet që dështojnë janë pjesë e proçesit të rritjes, po aq sa janë edhe ato eksperimente që funksionojnë.
4. Një mesim përsëritet derisa të jetë mësuar. Çdo mësim do të paraqitet tek ju në forma të ndryshme derisa ta keni mësuar dhe më pas mund të kaloni në mësimin tjetër.
5. Mësimet nuk mbarojnë kurrë. Nuk ka pjesë apo kohë të jetës e cila nuk përmban një mësim, veçanërisht nëse keni hyrë në botën e Sipërmarrjes. Nëse je gjallë, ke ende për të mësuar.
6. Nuk ka shprehje të tipit: “Nuk ka më mirë sesa këtu”. Gjithmonë duhet të shkosh më larg.
7. Të tjerët janë thjesht pasqyra jote. Ju nuk mund të dashuroni apo të urreni diçka për personin tjetër, partnerin, punonjësin etj, po të mos reflektoj diçka që ju e doni apo e urreni tek vetja juaj.
8. Çfarë bëni me jetën tuaj, është në dorën tuaj. Ju keni të gjithë mjetet dhe burimet e nevojshme për t’u bërë një sipërmarrës. Çfarë bën me to është vendimi yt. Zgjedhja dhe mundësia është e jotja.
9. Përgjigjet janë brenda jush. Përgjigjet për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm janë brenda teje. Ajo çfarë duhet të bësh është të shikosh, të dëgjosh dhe të besosh.
10. Shprehja ime e preferuar për sipërmarrësit është: “Nëse ju mendoni se mund ose nuk mund të bëni diçka, në çdo rast ju do të keni të drejtë.”
Me këto rregulla të thjeshta , pavarësisht se në çfarë stadi jeni në rrugën e sipërmarrjes, ju jeni i destinuar të filloni një rrugë suksesi. Pra çfarë jeni duke pritur ? Filloni sot !
Burimi: Shkruar nga David K. Williams në forbes.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.