10 paralajmërime nga rritja e theksuar e çmimit të ndërtimeve - Business Magazine Albania

10 paralajmërime nga rritja e theksuar e çmimit të ndërtimeve

ndërtim

Në kushtet kur çmimet e apartamenteve sa vijnë e rriten, shqetësimi për një fluskë nv tregun imobiliar bëhet gjithashtu edhe më i lartë. Ish ministri i Financave Arben Malaj sjell 10 këshilla që konsumatorët duhet të kenë parasysh, kur të blejnë një shtëpi.

Sipas tij, paralajmërime për rrirjen e pa arsyeshme të çmimit të shtëpive nuk duhen nënvlerësuar. Disa këshilla që mund të vlejnë janë:

  1. Rritja apo rënia e çmimeve të shtëpive varet nga raporti ofertë-kërkesë. Në këtë situata në rritjen e çmimeve vepron kryesisht rritja e madhe e kërkesës.
  2. Askush nuk duhet të blejë shtëpi jashtë mundësive reale të përballimit të çmimit dhe/ose kredive;
  3. Kujdes mos blini shtëpi të dyta me idenë se do t’i shisni me shtrenjtë. Kjo sepse në kohë krize blerjet/kërkesat bien, ndërsa oferta/shitjet në panik rriten. Kur kërkesa bie dhe shitjet në panik rriten fluskat e çmime të fryra plasin, duke “vrarë” shumë viktima të pakujdesshme në investimet e tyre euforike;
  4. Kujdes mos nxitoni të blini shtëpi të dyta me borxhe të rritura, me idenë se me qiratë e tyre do të paguani kreditë dhe do të keni disa të ardhura shtesë;
  5. Nje impakt në rritjen e çmimeve ka rritja e kërkesës për shtëpi të financuara nga bankat;
  6. Bankat Qendrore detyrohen të përmirësojnë politikat dhe procedura e kredi-dhënieve për shtëpi. Këshillohet të analizohet me kujdes CV kredi-marrëse e çdo individi që aplikon për kredi;
  7. Banka e Shqipërisë duhet të përdorë mbikqyrje efektive dhe parandaluese nga krizat hipotekore në sistemin bankar;
  8. Kostot e krizave të shtëpive prodhojnë kriza sociale, në varësi nga numri i të falimentuarve;
  9. Krizat hipotekare prekin edhe bankat kredidhënëse, atëherë kur cilësia e përzgjedhjes së kredi-dhënësve shkel kriteret e përcaktuara nga Bankat Qendrore.
  10. Më shumë analiza qartësuese, me efekt parandalimin e fluskës së pasurive të patundshme janë të domosdoshme dhe të dobishme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0