10 librat e zhvillimit personal për t'u lexuar gjatë verës -

10 librat e zhvillimit personal për t’u lexuar gjatë verës

10 librat e zhvillimit personal për tu lexuar gjatë verës

Librat e zhvillimit personal kanë gjithnjë e më shumë lexues. Një prirje e re në tregun e botimeve i ka nxitur shtëpitë tona botuese që të sjellin shumë tituj; vetëm gjatë dy viteve të fundit është rritur në mënyrë drastike numri i titujve që kanë ardhur në shqip. Krahas klasikëve si Napoleon Hill, Dail Carnegie, David Schwartz, etj., po vijnë edhe autorë të rinj.

Të konsideruara si “pilula euforie”, koha më e mirë për tu lexuar një literaturë e tillë është gjatë muajve të verës. Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ka listuar 10 prurjet më të mira për t’u bërë pjesë e leximeve verore, bazuar mbi shitjet, titujt e rinj dhe rekomandimet që ndajmë me lexuesit tanë.

“Lexojini njerëzit si një libër” nga Patrick King

Arti i leximit dhe analizimit të njerëzve është me të vërtetë arti i të kuptuarit të natyrës njerëzore. Konsideroni atë si një kod mashtrimi që do t’ju lejojë të shihni veprimet dhe fjalët e njerëzve: Deshifroni mendimet dhe qëllimet e njerëzve dhe mund të shkoni në çdo drejtim që dëshironi me ta. Lexoni shpejt njerëzit, deshifroni gjuhën e trupit, zbuloni gënjeshtrat dhe kuptoni natyrën njerëzore, – të gjitha këto gjëra i mësoni gjatë leximit të këtij libri, bestseller ndërkombëtar, i shkruar nga mjeshtri i sjelljes njerëzore.

Lexojini njerëzit si një libër” nuk është një libër thjeshtë për gjuhën e trupit apo shprehjet e fytyrës. Por, ai përfshin të gjitha ato gjëra, si dhe teknika të reja se si të zbuloni vërtetë gënjeshtrat në jetën tuaj të përditshme. Ky libër ka të bëjë më shumë me të kuptuarit e psikologjisë dhe natyrës njerëzore. Ne jemi ata që jemi për shkak të përvojave dhe të kaluarës sonë, dhe një përvojë e tillë drejton zakonet dhe sjelljet tona më shumë se çdo gjë tjetër.

Patrick King është një autor bestseller ndërkombëtar dhe trajner i aftësive sociale. Shkrimi i tij bazohet në burime të ndryshme, nga kërkimi shkencor, përvoja akademike, stërvitja dhe përvoja e jetës reale.

“Pasurohu me qetësinë e mendjes” nga Napoleon Hill

Në këtë libër emocionues, autori i famshëm i librit “Mendo dhe bëhu i pasur”, Napoleon Hill, tregon gjetjet e tij të fundit mbi të arriturit e asaj që dëshiron dhe si ta shfrytëzosh më së miri. Këtu gjenden në gjuhë të thjeshtë e të lexueshme, teknikat e pagabueshme për të arritur fuqinë e të fituarit të parave dhe të të shijuarit të qetësisë së vërtetë të brendshme mendore.

“Arti i joshjes” nga Robert Greene

Njëlloj thelbësor si “48 Ligjet e Pushtetit“, edhe “Arti joshjes” ofron një shembull të domosdoshëm për joshjen, ku shpërfaqet njëra nga armët kryesore në gjithë historinë e njeriut, që përben formën më të epërme të pushtetit.

Të arrish çfarëdo që deshiron duke shfrytëzuar dobësinë kryesore të gjithkujt, dëshirën për të ndier kënaqësi, Joshja përbën formën më të butë, të pakapshme dhe efikase të pushtetit. Kjo gje vërtetohet si në rastin e grishjes që John. F. Kennedy ushtronte ndaj masave popullore, edhe në magjepsjen qe Kleopatra i shkaktonte Mark Antonit.

Tashme, autori i librit bestseller “48 ligjet e pushtetit” ka shkruar një udhëzues ku sintetizohet letersia klasike e joshjes, nga Frojdi te Kierkergaardi nga Ovidi te Kazanova, ku shpalosen strategji të shumta mendjemprehta, te cilat ilustrohen nga sukseset dhe dështimet e njerëzve të shquar për gjatë gjithë historisë.

Lexo edhe:Mënyra të sigurta për të gjetur ekuilibër punë-jetë këtë verë

E sërish, Robert Greene ka arritur t’i identifikojë rregullat e kësaj loje të përhershme amorale, duke shtjelluar mënyrat si zhvillohet magjepsja në joshje, si thyhet qëndresa e tjetrit, duke arritur si perfundim t’i detyrojmë të tjerët të na dorëzohen.

“Arti i Joshjes” na shpie në nje rrugëtim përmes karaktereve dhe cilësive të dhjetë figurave tipike në joshje (ku perfshihen Sirena, Dashnori ideal, I Vardisuri, I Natyralistit, Karizmatiku dhe Ylli), krahas njëzet e katër mënyrave falë të cilave gjithkush mund ta mposhtë qëndresën e kotë të viktimës së vet, pikërisht duke zbatuar këtë formë to përhershme dhe të paepur arti.

“Letra nga një stoik” nga Seneca

Letrat e Seneca-s janë si një ditar, ose nje manual meditimesh filozofike. Shpeshherë ato nisin me vëzh gime për jetën e përditshme dhe trajtojnë shumë tema tradicionale të filozofisë stoike, si për shembull shpërfillja e vdekjes, vlera e miqësisë, dhe virtyti si e mira supreme. Në këtë botim kemi sjellë 65 letra 124 të tilla që nga janë shkruar, ndaj e kemi quajtur pjesa e parë, dhe do të vijohet nga një vëllim i dytë me 59 letrat e mbetura.

“Mali je ti” nga Brianna Wiest

Nevojat bashkëkzistuese, por kontradiktore, krijojnë sjellje vetëshkatërruese. Kjo është arsyeja pse u rezistojmë përpjekjeve për të ndryshuar. E bëjmë aq shpesh, saqë përpjekjet tona na duken plotësisht të kota. Duke nxjerrë mësime thelbësore nga zakonet më të dëmshme, duke ndërtuar inteligjencë emocionale, duke kuptuar më mirë trurin dhe trupin tonë, duke i çliruar përvojat e shkuara në një nivel qelizor dhe duke mësuar të veprojmë si versioni më i mirë i vetes, ne mund të ndryshojmë dhe të arrijmë potencialin tonë më të lartë.

Për shekuj, mali është përdorur si metaforë për sfidat e mëdha me të cilat përballemi në jetë, veçanërisht ato që duken të pamundura për t’u kapërcyer. Për të ngjitur “malet” tona, në fakt duhet të punojmë me veten, të gërmojmë thellë për të zbuluar traumat tona, për t’u bërë më të qëndrueshëm dhe për t’u përgatitur sa më mirë për ngjitjen. Në fund, nuk kapërcejmë malin, por vetveten.

“Manifesti i heroit të përditshmërisë” nga Robin Sharma

Për më shumë se njëzet e pesë vjet, udhëheqësi i legjendave dhe i elitës, virtuozi Robin Sharma, u ka dhënë mësime titanëve të biznesit, superyjeve të sportit dhe mbretërve të botës së spektaklit, bazuar në një sistem revolucionar që i ka ndihmuar këta njerëz të shquar, që ambiciet e tyre më të mëdha t’i përkthejnë në rezultate të përditshme.

Ndërsa tani, në kryeveprën e tij “Manifesti i heroit të përditshmërisë“, ky pionier ka distiluar parimet, protokollet dhe taktikat më të mira të përdorura në metodën e tij të mentorimit, duke e kthyer kësisoj në një punë madhështore e me vlerë, pjesë e një skenari që të çon në një prodhimtari shpërthyese, e cila, pjesërisht, përmban një maual me udhëzime drejt një jete të nivelit më të lartë dhe, pjesërisht, një udhërrëfyes universal, për t’u bërë një peshë e rëndë në sferën shpirtërore, një nga ata njerëz, të cilët e ngrenë botën në një nivel më të lartë.

“Inteligjenca sociale” nga Daniel Goleman

Edhe një herë, Daniel Golemani ka shkruar nje sinteze novatore të gjetjeve me te fundit ne biologjinë dhe shkencen mbi trurin, duke zbuluar se ne “jemi krijuar të lidhur dhe me ndikime çuditërisht te thella ne marredheniet tona në çdo aspekt të jetës.

“Inteligjenca emocionale” ka qenë një fenomen ndërkombëtar duke u shitur në më shumë se pesë milionë kopje librash në mbarë botën, botuar në mbi 40 gjuhë përfshirë gjuhën shqipe.

Tani, tek “Inteligjenca Sociale” Daniel Golemani eksploron nje shkencë të re në zhvillim me implikime befasuese për botën tone nderpersonale.

Ai shpjegon saktësinë befasuese te përshtypjeve të para, bazen e karizmës dhe fuqine emocionale, kompleksitetin e tërheqjes seksuale dhe menyren se si t’i zbulojmë gënjeshtrat.

Ai gjithashtu përshkruan “anën e erret të inteligjencës sociale, nga narcizmi te makiavelizmi dhe psikopatia.

“Arti i të mësuarit” nga Josh Waitzkin

Waitzkin sjell qartësi të madhe dhe njohuri depërtuese për bashkëveprimet midis mendjes, trupit dhe shpirtit, të cilat janë thelbësore për suksesin e jashtëzakonshëm në pothuajse çdo fushë të jetës”. “Vështrimi i thellë i Waitzkin-it brenda anës mendore të suksesit të tij, si në shah ashtu dhe në arte marciale, është frymëzues dhe tërheqës.

Arti i të mësuarit”, shkruar nga Josh Waitzkin, është një dëshmi e parimit të përjetshëm, “bëj më pak dhe arrij më shumë”.

“Autobusi i energjive” nga Jon Gordon

Autobusi i Energjisë, një libër bestseller ndërkombëtar, i shoqëron lexuesit në një udhëtim frymëzues, i cili u hap mendjen dhe zbulon 10 sekrete për t’iu qasur jetës dhe punës me anën e të menduarit pozitiv e të drejtpërdrejtë, që të çon drejt përmbushjes në punë dhe në shtëpi. Jon e gërsheton këtë histori tërheqëse me mendime të holla, duke ofruar një udhërrëfyes të fuqishëm për të kapërcyer pengesat dhe për të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe nga skuadra. Kur t’i hipni autobusit të energjisë, do të shijoni udhëtimin e jetës.

“Fuqia e mendimit pozitiv” nga Silvia Vianello

Ju mund të pyesni veten: A është e mundur të ndryshoni modelin e mendimeve tuaja për mirë? Po kjo është e mundur.

Ju meritoni lumturi dhe sukses. Nëse po kërkoni të ndryshoni zakonet dhe sjelljen tuaj dhe të bëheni një person me mendje më pozitive, ky libër do t’ju ndihmojë. Do të mësoni pse mendimtarët pozitivë përfundimisht përfundojnë të suksesshëm, ndërsa shumica e mendimtarëve negativë nuk arrijnë të prekin ëndrrat e tyre.

Siç mund ta shihni, është një libër i thjeshtë, një libër që të gjithë mund ta lexojnë. Sepse të gjithë meritojnë të ndihen më mirë.

Nëse e kuptoni se sa të fuqishme janë mendimet tuaja, nuk do t’ju vërdalliset kurrë një mendim negativ në kokën tuaj. Çdo person i suksesshëm fillon me 2 besime: e ardhmja mund të jetë më e mirë se e tashmja; dhe, unë kam fuqinë për ta bërë këtë. E ke edhe ti atë fuqi! Do të ndryshojë jeta juaj për mirë.

Prof. Vianello ka ndihmuar tashmë mijëra drejtues në të gjithë botën për të përmirësuar karrierën e tyre me teknikat e përfshira në këtë libër. Tani është radha juaj. Le të bëjmë histori së bashku.

Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al

Leximtari

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0