10 kategoritë që nuk do të paguajnë taksën e shtëpisë - Business Magazine Albania

10 kategoritë që nuk do të paguajnë taksën e shtëpisë


Bashkive u preket autonomia, edhe pse OSHEE është një agjent i mirë për të mbledhur taksën.

Në një intervistë për gazetën Panorama, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, sqaron efektet e draftit të ri të qeverisë, që cakton OSHEE si agjent për mbledhjen e taksës së re të pronave. Haxhimali nënvizon se do të duhej që çdo bashki të përcaktonte vetë se kush do e mblidhte taksën, si vendim pjesë e autonomisë vendore.

Sikundër do të ishin po bashkitë që do vendosnin edhe përqindjen që do merrte agjenti për këtë shërbim. Haxhimal, nënvizon 10 kategoritë që nuk do paguajnë taksë shtëpie në të gjithë vendin, ku pensionistët kryefamiljarë, janë pjesë dërrmuese e atyre që përjashtohen. Në intervistë ai flet edhe për mënyrën e llogaritjes së taksës, për pjesën nga 1 prilli kur hyri në fuqi metodologjia e re, deri më 1 janar kur taksa do të mblidhet nga OSHEE.

Taksa ka hyrë në fuqi më 1 prill, por ndërkohë që mbledhja e saj është shtyrë për 1 janar 2019. Kjo kohë, nga prilli në janar, që qytetarët po paguajnë taksën e vjetër, do falet?

Apo do rillogaritet në faturat e reja të dritave? Edhe kjo pyetje, që shtrohet me të drejtë, tregon faktin sa konfuzion sjellin ligjet e paplota me akte dhe nënakte, pasi ligji duhet të jetë i plotë juridikisht dhe i qartë administrativisht. Ligji ka përcaktuar qartë që taksa e pasurisë do të paguhet nga qytetari shqiptar bazuar në metodologjinë e re, pra, bazuar në vlerë, duke filluar nga 1 prilli 2018. Draftvendimi për të cilin po flasim, sanksionon përgjegjësinë e agjentit të ri OSHEE, që fillon efektet më 1 janar 2019. Por taksa për vitin 2018 do paguhet nga qytetari kështu: për muajt janar–shkurt–mars 2018 do ta paguajë taksën bazuar në sipërfaqe. Pra, me metodologjinë e vjetër. Për periudhën 1 prill 2018 që ka hyrë në fuqi VKM-ja me metodologjinë e re, bazuar në vlerë, qytetari do ta paguajë në bashki ose Ujësjellës këtë taksë në vlerën 0.05% me diskrecionin që ka vendosu Këshilli Bashkiak.

Cilat janë kategoritë që nuk do paguajnë, apo do përjashtohen nga taksa e re? Sipas legjislacionit, janë 10 kategori që përjashtohen nga taksa e banesës. Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:

  1. pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;
  2. pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore;
  3. ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
  4. banesat sociale në pronësi të bashkive;
  5. pasuritë e paluajtshmendërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;
  6. ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;
  7. strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;
  8. ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët;
  9. ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
  10. ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore”.

/gazetaexpress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0