10 gjërat që nuk duhet të bëni kur filloni një punë të re

10 gjërat që nuk duhet të bëni kur filloni një punë të re


Kur ju filloni një punë të re, natyrisht doni që gjërat t’ju shkojnë mirë. Dëshironi t’u bëni përshtypje kolegëve dhe shefit tuaj. Por duhet të bëni kujdes sepse entuziazmi i madh i këtij fillimi të ri, mund t’ju kushtojë. Më poshtë do të lexoni 10 gjërat që nuk duhet t’i bëni kur filloni një punë të re.

Mos shkoni me vonesë
Kjo është një këshillë që e keni mësuar që kur ishit në klasën e parë. Të jesh në kohë ka rëndësi. Sidomos kur filloni një punë të re. Në fakt, të shfaqesh vonë në ditën e parë (ose edhe në javët e para) mund të ndikojë në krijimin e një përshtypje negative tek të tjerët. Për t’u siguruar që të jeni në kohë në punë, ju duhet të eksperimentoni të gjitha rrugët që ju çojnë më herët në destinacionin tuaj.  Pasi, shumë arsye, një ndër ta trafiku mund të jetë shkaktari kyç i vonesës tuaj.

Lexo: Si t’i organizojmë më mirë punët në zyrë

Vishuni në mënyrën e duhur
Para se të filloni punën tuaj, bisedoni me menaxherin e punësimit ose burimet njerëzore për të kuptuar se çfarë veshje është e nevojshme për pozicionin tuaj. Të pyesësh nuk është turp. Turp është të mos vishesh në mënyrë profesionale, pasi kjo mund të ndikojë në krijimin e një përshtypje të keqe për ju.

Orientohuni
Shumë kompani kërkojnë që punonjësit e rinj të kalojnë një proces orientimi ose trajnimi përpara se të fillojnë një pozicion të ri. Ndërsa mund të jetë joshëse të kaloni këto seanca ose t’i trajtoni lehtë, mos e bëni atë. Edhe nëse menaxherët tuaj të trajnimit nuk do të jenë mbikëqyrësit tuaj të drejtpërdrejtë, ata po ju shikojnë. Shmangni çdo sjellje që mund të shtyjë një menaxher trajnimi të raportojë sjelljen tuaj përsëri te shefi juaj dhe anëtarët e ekipit.

Mos prisni ndonjë mbështetje shumë të madhe
Pavarësisht se ku po punoni, ekzistojnë procese, mjete dhe forma të caktuara që përbëjnë procedurat standarde të funksionimit të kompanisë tuaj. Ju mund të jeni njohur me këto përmes një orientimi shumë të organizuar, sistematik. Nëse jeni informuar zyrtarisht, jeni me fat, shkruan Heather Huhman, ekspert i karrierës dhe punës në Glassdoor. “Nëse jo, mos u shqetëso dhe mos u zhgënje”.

Mos pretendoni që punën tuaj ta bëjnë të tjerët
Ju mund të keni nevojë për ndihmë ose udhëzim gjatë javëve të para në një punë të re dhe të kërkoni bashkëpunëtorë për ndihmë ose thjesht për t’iu përgjigjur pyetjeve. Kjo për bashkëpunëtorët mund të jetë krejtësisht e pranueshme, por ata thjesht mund t’ju orientojnë. Mos pretendoni që ata të bëjnë punë tuaj. Kjo gjë thjesht do të acarojë situatën dhe ju do të jeni i pakëndshëm për kolegët tuaj. Mos harroni, ju jeni të punësuar sepse menaxherët besojnë në aftësinë tuaj për të përfunduar punën. Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë, por besoni në veten tuaj dhe provoni ta bëni vetë punën.

Mos bëni shumë telefonata personale
Koha që kaloni në punë është për të punuar. Punëdhënësi juaj nuk po ju paguan për të biseduar me të dashurën tuaj apo me të afërmit tuaj. Nëse miqtë ose anëtarët e familjes janë të prirur t’ju thërrasin gjatë orarit të punës, kujtojini para se të filloni punën tuaj të re që tani do të punoni dhe kërkoni që ata të shmangin komunikimin me ju gjatë përiudhës që punoni. Ata mund t’ju telefonojnë në pushimin e drekës nëse është diçka me urgjencë.

Mos kërkoni një pagë të lartë
Me shumë mundësi, ju dhe punëdhënësi juaj keni rënë dakord për një pagë të caktuar gjatë procesit të punësimit. Prandaj, mos e ndërroni mendjen përpara se të paraqiteni edhe në punë. Nëse jeni dakord me pagën e ofruar, kënaquni me atë. Mos prisni më shumë para (dhe mos kërkoni më shumë) derisa të keni punuar mjaftueshëm për t’i vërtetuar shefit tuaj se sa vleni.

Mos u mundoni të ndryshoni gjërat
Sigurisht që ju doni të bëni një përshtypje të mirë dhe t’i tregoni punëdhënësit tuaj të ri që ata bënë zgjedhjen e duhur në punësimin tuaj. Sidoqoftë, jini të kujdesshëm të sugjeroni politika ose strategji të reja gjatë javëve të para, pasi mund të mos jetë mënyra më e mirë për të demonstruar se jeni lojtar i ekipit. Plus, kjo mund të shtyjë disa nga bashkëpuntorët tuaj të rinj të mendojnë dy herë për ju si personi i duhur për punën. Në fillim, merrni kohë për të kuptuar dhe mësuar me të vërtetë punën tuaj, atëherë me kalimin e kohës, ju mund të bëni sugjerime dhe ndryshime.

Mos jini i pandershëm
Në një punë të re, gjithmonë do të ketë një periudhë mësimi dhe mbikëqyrësit efektivë e kuptojnë këtë. Në mënyrë të pashmangshme, do t’ju kërkohet të bëni diçka ose pritet të dini diçka që ende nuk e dini ose nuk dini si ta bëni. Në vend që të thoni se mund ta kryeni vetë detyrën, jini të sinqertë. “Mos kini frikë të thoni,” Unë nuk e di”,shkruan Huhman.

“Ndershmëria është një diferencues i madh. Thjesht shikoni njerëzit në sy dhe thoni në mënyrë të pabazuar dhe me besim, “Unë nuk e di. Më lejoni të zbuloj dhe të kthehem tek ju.”

Lexo: Rëndësia e të qenit në kohë në punë

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë
Ju mund të jeni aq të etur për të filluar punën tuaj të re san nuk dëshironi të ndaloni dhe të bëni pyetje. Por, duke anashkaluar edhe pyetjet më themelore, ju po vendosni veten para dështimit. Në vend që të bëni një gabim që mund t’i kushtojë kompanisë kohë dhe para, bëni pyetje për gjithçka që duhet të dini, nga cilat janë përgjegjësitë tuaja të punës, tek kush mund t’ju ndihmojnë me problemet e internetit ose telefonit, deri në mënyrën se si paguheni dhe shumë më tepër.

Glassdoor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0