10 gjërat më të rëndësishme që po ndodhin sot në botë

10 gjërat më të rëndësishme që po ndodhin sot në botë


Rreth 500 fëmijë emigrantë të ndarë nga prindërit e tyre në kufirin amerikan janë ribashkuar me familjet e tyre. Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të Mërkurën për të mbajtur familjet së bashku gjatë ndalimit.

Ligjvënësit Republikanë kanë vonuar votimin për emigracionin. Votimi për të ashtuquajturin projekt-ligj kompromisi të Republikanëve ishte vonuar më parë për t’u dhënë anëtarëve kohë shtesë për ta rishikuar atë.

Delegacione nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut u takuan për të diskutuar ribashkimin e familjeve të ndara para tre viteve nga lufta e Koresë. Ky veprim është pjesë e premtimeve të bëra nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, për të përmirësuar marrëdhëniet.

Udhëheqësit irlandezë dhe të BE paralajmëruan Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May se koha po mbaron për të zgjidhur çështjen e kufirit irlandez. May ka premtuar të ruajë paqësisht kufirin, edhe pse bisedimet e Brexit janë aktualisht në një rrugë pa krye.

Qeveria e SHBA po përdor tokë privatë për t’i hapur hapësirë mureve kufitare në Luginën e Rio Grande në Teksasin jugor.

CEO i Intel dha dorëheqjen pas një hetimi se kishte një marrëdhënie në të shkuarën me një punonjëse, gjë që binte në kundërshtim me rregulloren e kompanisë. Kompania tha se CFO, Bob Swan do të marrë përsipër detyrën si CEO i përkohshëm.

Gruaja e kryeministrit izraelit u akuzua për mashtrim. Sara Netanyahu është akuzuar për përdorimin e fondeve shtetërore duke porositur mbi 100,000 dollarë ushqim për shtëpinë e saj dhe përballet me akuzën e deri pesë viteve burg.

Tesla po bën shkurtime të mëdha në sektorin e paneleve. Kompania njoftoi javën e kaluar se është duke shkurtuar 9% të fuqisë punëtore të saj, e cila do të reduktojë ndjeshëm biznesin e saj.

Arabia Saudite po planifikon të kthejë rivalin e saj Katarin në një ishull. Vendi duket se po ecën përpara me planet në gërmimin e kanalit përgjatë kufirit të saj me Katarin.

Dhe në fund …

Melania Trump fluturoi në Teksas për të vizituar fëmijët emigrantë e veshur me një xhaketë që thotë “Mua në të vërtetë nuk më intereson, po juve?”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0