Ta nisësh mirë mëngjesin nënkupton se ke një mundësi më të madhe për të kaluar një ditë të mirë. Rutina e mëngjesit tuaj duhet që të përfshijë këto 10 gjëra, që do t’ju ndihmojnë të dukeni dhe të ndiheni më mirë. Pavarësisht se je një student, punonjës apo një nënë shtëpiake, duhet të bësh atë që duhet për të pasur ditën më të mirë të mundshme. Të gjithë duam që të kalojmë një ditë të mirë!
1.Pi një gotë me ujë
Pas gjumit, trupi juaj ka nevojë për hidratim. Një nga mënyrat më të mira për të filluar ditën tuaj është duke pirë një gotë me ujë. Ajo i jep trupit tuaj hidratimin që i duhet.
2.Hani një mëngjes të balancuar me proteina dhe karbohidrate
Shumë prej hanë një mëngjes të shpejtë, që tretet po aq shpejt. Pavarësisht se është e lehtë të zgjedhësh një briosh, nuk mund të mbajë me energji. Veza dhe tosti është një nga shembujt e mëngjesit të balancuar.
3.Lexo
Qoftë për të marrë lajmet e mëngjesit, për të kontrolluar email-et apo për të lexuar një kapitull nga libri yt i preferuar, leximi është një mënyrë e shkëlqyer për ta “zgjuar” trurin që në mëngjes. Leximi të qetëson dhe rrit vigjilencën, duke të përfshirë në histori apo në temën që po lexon. Është e rëndësishme ta nisësh ditën jo vetëm duke aktivizuar trupin, por edhe duke “stërvitur” trurin.
4.Dil jashtë
Asgjë nuk ndihet më bukur sesa të ecësh nëpër rrugët e boshatisura herët në mëngjes, kur ajri është i freskët dhe atmosfera e qetë e e paqtë. Nëse arrin të gjesh pak kohë për të dalë jashtë herët, shëtit qenin ose thjesht shko për një kafe në cepin e lagjes. Kjo mund të jetë një fillim i mirë për aktivitetin fizik, por edhe një mundësi për të marrë frymë ajër të pastër dhe për ta nisur ditën siç duhet.
5.Bëhuni një person që fle shpejt
Me fjalë të tjera, flini mjaftueshëm gjumë. Kur jeni të çlodhur, do ta dukeni dhe të ndiheni më mirë.
6.Mendoni shprehje pozitive
Seriozisht, të menduarit pozitiv do t’ju bëjë të ndiheni pozitiv. Mendimet tona kanë një ndikim të madh në qëndrimin tonë.
7.Vish gjërat që i do
Të ndiheni mirë me veten është gjithmonë një gjë e mirë. Një mënyrë për ta bërë këtë është që të vishni diçka që pëlqeni. Kjo gjë rrit vetëbesimin!
8.Paketoni drekën
Kur bëni gati vaktin e drekës, kjo gjë nuk ndihmon në mëngjesin tuaj të shëndetshëm. Sigurohuni që dreka juaj të përmbajë një përzierje të shëndetshme të proteinave dhe karbohidrateve, për t’ju dhënë energji për pjesën tjetër të ditës.
9.Bëni disa ushtrime
Nëse zgjoheni më herët, do të keni për kohë për të bërë pak stërvitje. Ushtrimet në mëngjes ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe ju zgjon. Nëse mëngjes tuaja janë të ngadalta, nëse shtoni disa minuta ushtrime mund të jeni më energjik.
10.Meditoni
Meditimi ju lejon të qetësoni mendjen tuaj për disa minuta, gjë që ju ndihmon të ndiheni të qetë dhe të relaksuar. Shpenzoni 10 deri në 20 minuta duke medituar para se të dilni jashtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.