Spanja drejt ndalimit të pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç - Business Magazine Albania

Spanja drejt ndalimit të pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

Spanja pritet të ndalojë shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç dhe të kufizojë produktet me përmbajtje të lartë kafeine për personat nën 18 vjeç. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Çështjeve të Konsumatorit, Pablo Bustinduy.

Sipas rregullores së re, pijet energjike do të ndalohen plotësisht për fëmijët nën 16 vjeç, ndërsa produktet që përmbajnë më shumë se 32 mg kafeinë për 100 ml nuk do t’u lejohen as të rinjve nën 18 vjeç. “Është vërtetuar shkencërisht se këto pije përbëjnë një rrezik për shëndetin e të rinjve”, u shpreh Bustinduy.

Lexo edhe: Depozitat në lekë rriten në janar, euro bie, si po ndryshon sjellja e biznesit

Të dhënat nga anketa “ESTUDES 2025” e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 38.4% e nxënësve 14–18 vjeç kanë konsumuar pije energjike gjatë muajit të fundit, me përqindje më të lartë te djemtë.

Sipas Agencia Española de Seguridad Alimentaria y Nutrición (AESAN), 25% e popullsisë konsumon pije energjike mesatarisht 2.1 herë në javë, ndërsa 47% e konsumatorëve i përziejnë ato me alkool, çka rrit rrezikun e dehjes dhe problemeve kardiovaskulare.

Tregu ka shënuar rritje të ndjeshme: në vitin 2025 u blenë 105 milionë litra, 13.7% më shumë se një vit më parë, me shitje që i afrohen 300 milionë eurove.

Me këtë vendim, Spanja i bashkohet vendeve si Gjermania, Norvegjia, Polonia, Letonia, Hungaria dhe Lituania që kanë vendosur kufizime të ngjashme. Një vit më parë, ministria ndaloi edhe shitjen e pijeve energjike në shkolla në mbarë vendin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0