Këtu është një artikull që Business Magazine e sjell për ju nga profesionisti i ‘Lifehacker’ Mark Chernoff, në të cilën ai na ndihmon për t’u përballur me një numër potencialisht të dëmshëm të gënjeshtrave që kemi të fiksuara.
Gënjeshtra numë 1: Vetëm do të thotë i vetmuar
‘Vetëm’ nuk do të thotë gjithmonë i vetmuar dhe ‘në një marrëdhënie’ nuk do të thotë gjithmonë i lumtur. Të jesh vetëm nuk do të të shkaktojë aq shumë vetmi sa në një marrëdhënie të gabuar. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, merrni një pushim dhe kaloni disa kohë me veten tuaj. Gjeni veten tuaj. Vlerësoni veten tuaj. Dhe herën tjetër që mund të jeni në një marrëdhënie që po fundoset, do të jeni i përgatitur për të notuar drejt sigurisë.
Gënjeshtra numër 2: Lumturia vjen kur ke gjithçka që dëshiron
Të jesh i lumtur nuk do të thotë se nuk dëshiron më shumë, do të thotë se je mirënjohës për atë që ke dhe i duruar për atë që do të vijë. Ndonjëherë humbim veten duke u përpjekur për të arritur gjëra të mëdha, saqë dështojmë t’iu kushtojmë vëmendje gjërave të vogla, të cilat i japin jetës magjinë e saj. Kështu që vlerësojeni të tashmën për atë që ia vlen. Këto janë ditë të vjetra të arta, që do i humbisni në vitet e ardhshme.
Gënjeshtra numër 3: Dhimbja është diçka që ju mund ta shihni
Kurrë mos nënvlerësoni dhimbjen e një personi, sepse të gjithë jemi duke luftuar me diçka. Disa njerëz janë thjesht më të mirë për ta fshehur atë sesa të tjerët. Ju nuk e dini se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura. Gjykimi është një humbje e panevojshme e kohës dhe energjisë. Shmangini këto dhe shkoni të bëni diçka që është e rëndësishme.
Gënjeshtra numër 4: Jeta supozohet të jetë në një mënyrë të caktuar
Në fund të fundit vetëm mendimet tona mund të na lëndojnë. Shërimi mund të jetë sinqeritëti në atë që bëjmë. Ne gjithmonë kemi lirinë të zgjedhin përgjigjen që dëshirojmë për çdo gjë që jeta paraqet për ne. Ndryshoni atë që mund të ndryshoni, ndryshoni mendimet tuaja në lidhje me atë që nuk mund të ndryshoni dhe lëvizni në paqe.
Gënjeshtra numër 5: Supozohet se ju duhet të jeni të bindur për veten tuaj
Kur ndaloni së krahasuari veten tuaj me një version tjetër të vetes tuaj, real apo imagjinar dhe kur ndaloni së krahasuari veten tuaj me njerëz të tjerë, realë apo imagjinarë; ky është momenti kur ju shijoni një paqe që është reale dhe jo imagjinare.
Gënjeshtra numër 6: Vetëm disa të privilegjuar kanë aftësinë për të jetuar një jetë madhështore
Nëse çdo mëngjes zgjoheni dhe thoni “Po, sot do të jetë një ditë e mirë.” Dhe çdo pasdite gjeni një arsye për të thënë, “Po, sot është një ditë e mirë.” Dhe çdo natë gjeni një arsye për të thënë, “Po, sot ishte një ditë e mirë.” Atëherë një ditë, shumë kohë nga sot, do të shikoni mbrapa, do buzëqeshni me kujtimet tuaja dhe do të thoni, “Po, jetova një jetë të mrekullueshme.”
Gënjeshtra numër 7: Kohërat e vështira janë të panevojshme
Ndonjëherë gjërat duhet të shkojnë keq para se të mund të shkojnë ashtu siç duhet. Ndonjëherë duhet të lejoni që njerëzit e gabuar të ikin nga rruga juaj para se njerëzit e duhur të mund të vijnë. Ndonjëherë ju duhet të ndiheni të dobët në mënyrë që të dini se çfarë do të thotë të jesh i fortë. Ndonjëherë duhet të ndiheni të thyer për të kuptuar se kurrë nuk do të shpartalloheni. Ndonjëherë duhet të takoni shumë njerëz para se të gjeni të duhurit. Ndonjëherë duhet të merrni më të mirën tek më e keqja, duke ditur se në fund çdo gjë është një përvojë nga e cila ia vlen të mësosh.
Gënjeshtra numër 8: Të jesh i fortë nënkupton të mos ndjesh dhimbje
Në të vërtetë, njerëzit e fortë janë ata që ndjejnë dhimbje, e pranojnë atë, mësojnë prej saj dhe punojnë me të. E gjitha ka të bëjë me guximin për të kërkuar për një kohë pushim, për të derdhur lot dhe pastaj të kthehesh në ring për të luftuar si kurrë më parë.
Gënjeshtra numër 9: Ju mund të shtireni
Ndjeni dashuri para se të thoni: “Të dua.” Ndjeni mirënjohje para se të thoni: “Faleminderit.” Ndjeni përulësi përpara se të thoni: “Më vjen keq.” Ndjeni çlirim përpara se të thoni: “Unë të fal ty.” Kur i mendoni para se t’i thoni, nevojiten më pak fjalë dhe shkojnë drejt e në zemër të marrëdhënies tuaj.
Gënjeshtra numër 10: Ëndërrimi është një humbje kohe
Dhuratat më të mëdha janë ato të padukshme për sytë, por që ndihen thellësisht nga zemra. Ajo që ne mund të shohim është zakonisht vetëm një pjesë e vogël e asaj që është e mundur. Imagjinata është vizioni për të parë se çfarë po ndodh nën sipërfaqe – imazhi që është thelbësor, por i padukshëm për syrin. Diku, diçka e pabesueshme është duke pritur që të njihet, ju duhet vetëm të ëndërroni mjaftueshëm për ta zbuluar atë.
burimi: brightside.me
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.