Ne dëgjojmë çdo ditë këshilla financiare, por shumica e tyre nuk ja vlejnë. Fjalët që do të lexoni më poshtë janë shkruar nga një milioner. Ndaj kini kujdes kë dëgjoni, sepse është në interesin tuaj. Disa prej jush mund të pyesin: Pse unë nuk jam akoma i pasur megjithëse punoj shumë fort? Përgjigjja e kësaj pyetjeje lidhet me mënyrën se si mendoni, ndjeheni dhe veproni me paranë. Të marrësh vendime për paranë, mund të ndryshojë jetën tuaj.
Ka disa gabime financiare që njerëzit e pasur nuk i bëjnë kurrë. Rruga për t’u bërë i pasur do të kërkojë që ju të ndryshoni disa mendësi dhe zakone. Në momentin që do të merrni këto hapa, ju do të filloni të shihni rezultate pozitive në jetën tuaj. Të bëheni të pasur është një qëllim i rëndësishëm, por rruga që do të ndiqni është akoma më me vlerë.
Më poshtë mund të gjeni 10 gabimet që njerëzit e pasur nuk i bëjnë kurrë:
1. Mosinvestimi në veten tuaj
Milioneri i parë Amerikan, John Jacob Astor, është i njohur për shprehjen e tij: “Investimi për veten tuaj, paguan interesin më të mirë.” Shpeshherë punonjësit presin nga punëdhënësit t’u blenë libra, t’i çojnë në seminare ose t’u sigurojnë trajnime. Gjithsesi, ju duhet ta merrni vetë në kontroll edukimin tuaj n.q.s doni të bëheni të pasur.
2. Argëtimi i tepruar
Shumica e të rriturve ndërmjet moshës 21-35 vjeç, shpenzojnë 30-50% të rrogës për argëtim. Ata përpiqen t’i largohen realitet vetëm për pak kohë. Njerëzit e pasur i shpenzojnë të ardhurat e tyre për të financuar ëndrrat që kanë.
3. Blerja me kredi
Shumë njerëz blejnë produkte që nuk i përballojnë dot me të ardhurat që kanë për të rënë në sy të njerëzve që nuk i kanë qejf. Kjo tragjedi shkatërron shumë njerëz, duke i lënë me një ndjenjë të hidhur në momentin kur paguajnë interesat e lartë. N.q.s një njeri dëshiron të bëhet i pasur, ai do të përdorë kartën e kreditit për të rritur dhe promovuar biznesin, jo të bëjë shpenzime personale.
4. Të gënjesh bashkëshortin
Shumë çifte të martuara nuk flasin për paranë. Ata nuk ndjehen rehat për këtë temë dhe shpeshherë debatojnë ashpër. Gjithsesi, ju nuk mund të bëheni të pasur, n.q.s nuk flisni hapur me bashkëshortin për paratë. Paraja mund të shumëfishohet vetëm nëpërmjet dashurisë së çiftit dhe të qenit transparent me financat.
5. Të blesh një shtëpi me kredi
Disa të “pasur” blejnë shtëpi me kredi, por ata nuk janë vërtet të pasur. Blerja e një shtëpie me kredi të shpie në një betejë të gjatë me pagimin, interesat dhe inflacionin. Kur blini një shtëpi me kredi, me shumë mundësi do të paguani dyfishin e çmimit fillestar. Njerëzit e pasur jetojnë me qera, deri sa ata të kenë mundësi për të blerë vetë një shtëpi me paratë e tyre.
6. Sistemi i pensionit
Sistemi ynë i pensionit është qesharak dhe duhet të shmanget nga ata që synojnë të jenë të pasur. N.q.s vareni nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, më mirë t’i hipni Titanikut para se të jetë vonë. N.q.s jeni duke bërë para për t’i shijuar pas daljes në pension, është si të presësh për të bërë seks pasi jeni tërhequr nga puna. Kështu që bëhuni të pasur deri sa jeni të rinj.
7. Të blesh lirë
Në vend që të blini produktet më të lira , zgjidhni ato më të shtrenjtat. Një njeri i pasur e di se një bluzë që kushton 4000 Lek do të zgjasë 4 vjet, ndërsa një bluzë 1000 Lek duhet ta ndërrosh çdo vit.
8. Mungesa e gëzimit
Konsumerizmi është qesharak. Gjatë 50 javëve të punës, njerëzit mendojnë për pushimet dhe gjatë 2 javëve të pushimit ata mendojnë për punën. E vërteta është që ju duhet të shijoni paratë që keni në xhep, qoftë 1000 Lek apo 10000 Lek. Paratë tuaja do të shumëfishohen n.q.s do të dini t’i vlerësoni dhe mendoni se si mund t’i shijoni. Ju gjithmonë do të merrni më shumë nga ajo që ju pëlqen.
9. Moskursimi
Shumica e njerëzve i shpenzon paratë në produkte të kota. Kur ata kanë një shumë të caktuar në llogarinë e tyre, mendojnë automatikisht se çfarë do blenë me to. Gjithsesi, kjo sjellje impulsive duhet eliminuar. Njerëzit e pasur kursejnë të paktën 10% të të ardhurave të tyre dhe rrallëherë marrin kredi për veten, megjithëse ata kanë nevojë. Prandaj kurseni.
10. Të punosh për para
Shumica e njerëzve në botë punojnë për para, por njerëzit e pasur lejojnë paranë të punojë për ta. Ata e dinë shumë mirë që paraja përfaqëson vlerën e shtuar të produktit të tyre në treg. Njerëzit e pasur e dinë mjaft mirë se pasuria materiale është shuma e gjithë kontributit të tyre shoqëror. Për këtë arsye ata nuk punojnë për para.
N.q.s zbatoni këto këshilla, jeta juaj do të ndryshojë për mirë. Kur të ndyshoni zakonet tuaja financiare dhe të shmangni këto gabime, ju do të jeni në rrugën e duhur për t’u bërë të pasur. Mbani mend se nuk është e rëndësishem sa fitoni, por kush bëheni gjatë këtij rrugëtimi.
Artikulli u shkrua nga Daniel Ally dhe u publikua nga Entrepreneur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.