10 faqe interneti të jashtëzakonshme që ofrojnë kurse certifikimi falas, të cilat do të përshpejtojnë karrierën tuaj - Business Magazine Albania

10 faqe interneti të jashtëzakonshme që ofrojnë kurse certifikimi falas, të cilat do të përshpejtojnë karrierën tuaj

Shkruar nga Alfred Musaj

Ishte koha e Covid-19. Unë punoja si mësues matematike në shkollën e mesme. Një kolegu im filloi të ndiqte një kurs online me certifikim në lidhje me testimin e softuerëve. Në fillim, shumë miq, përfshirë edhe unë menduam se ishte humbje kohe. Kaluan disa muaj dhe ai filloi të mungonte në disa aktivitete që ne organizonim mes miqsh. Të gjithë ne menduam se midis nesh kishte një ftohje të miqësisë, por kjo ishte për arsye te kohës që i merrte ky trajnim. Muajt kalonin, takimet dhe telefonatat bëheshin akoma më të rralla.

Ai ishte fokusuar aq shumë sa sakrifikoi kohë nga shoqëria dhe familja e tij. Kjo këmbëngulje dhe përkushtim e bëri që ta mbaronte kursin dhe të certifikohej në këtë fushë. Pas përfundimit të kursit, filloi të aplikonte në kompani të ndryshme ndërkombëtare për pozicione në fushën e testimit të softuerëve. Pas tre muajsh aplikimi dhe intervistash të ndryshme ai u pranua në këtë pozicion në një kompani Lituaneze. Tani pas pothuajse 1 viti sakrifice ai ka më shumë kohë për të shpenzuar me familjen dhe shoqërinë, por pjesa më e bukur është se ai tani fiton edhe 5 herë më shumë se ne, që akoma punojmë si mësues. Ajo që e bëri atë të suksesshëm ishte një aftësi që ai e mësoi në gjashtë muaj perkushtim. Sigurisht që diploma universitare është e rëndësishme, por sot shumica e kompanive po punësojnë stafin e tyre në varësi të aftësive dhe jo diplomës. 

Kjo situatë më dha një mësim shumë të rëndësishëm:

Nuk është kurrë vonë për të filluar të mësosh një aftësi të re dhe të jesh më i miri në të. E vetmja sakrificë që duhet të bëj është koha që duhet të shpenzoj me përkushtim në mësimin e kësaj aftësie. 

Në botën online ka shumë shkolla dhe aplikacione të ndryshme që ofrojnë mësimin e këtyre aftësive falas.

Në këtë artikull do të gjeni 10 faqe interneti që ofrojnë trajnime dhe certifikim për aftësi të ndryshme. Krahas faqeve ndërkombëtare mund të gjeni edhe faqe shqiptare që ofrojnë këto trajnime. Le t’i futemi punës:

  • AKPA (Agjensia Kombëtare e punësimit dhe aftësive)

AKPA është agjensia kombëtare që ofron trajnime profesionale në shumë fusha. Ju mund të regjistroheni në portalin E-Albania dhe të aplikoni për trajnimin që keni nevojë. Në varësi të kushteve që plotësoni këto trajnime mund t’i përfitoni falas.

https://www.puna.gov.al/

Praktika.al është një zgjidhje teknologjike inovatore që mundëson akses në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Platforma shërben si pikëtakim i kompanive, të rinjve dhe institucioneve arsimore. Në këtë platformë do të gjeni një gamë të gjëre trajnimesh që mund t’i përfitoni vetëm duke u regjistruar në platformë.

  • Edx  

Filloni të mësoni nga institucionet më të mira në botë.

Zotëroni aftësitë sipas kërkesës dhe mësoni online. Realizoni qëllimet tuaja me edX.

https://www.edx.org/ 

  •  Coursera

Mësoni pa kufij.

Eksploroni çdo temë që është trend, ndiqni trajnimin dhe avanconi aftësitë tuaja.

coursera.org

  • Udemy

Gjeni instruktorin e duhur për ju. Zgjidhni nga shumë tema, nivele aftësish dhe gjuhësh.

www.udemy.com   

  • Skillshare

Eksploroni mijëra klasa krijuese praktike.

skillshare.com

  • Harvard

Eksploroni kurse profesionale dhe të të mësuarit gjatë gjithë jetës nga Universiteti i Harvardit.

https://pll.harvard.edu/catalog/free 

  • Akademia Hubspot

Nga kurset e shpejta praktike deri te certifikimet gjithëpërfshirëse, mësoni gjithçka që duhet të dini për aftësitë më të kërkuara të biznesit.

www.academy.hubspot.com 

  • Alison

Kurse Online Falas me certifikata dhe diploma.

25 milion nxënës. 15 vjet. Kurse 100% Falas.

www.alison.com 

  •  Kurse falas në Google

Përvetësoni mjetet e Google që përdorni në punë me trajnimet online.

Zhvilloni aftësi që mund t’i aplikoni menjëherë, me kurse online, të krijuara nga ekspertët e Google. Mësoni me ritmin tuaj dhe merrni certifikimin e aplikacioneve të Google.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0