10 citimet frymëzuese nga Malcolm X - Business Magazine Albania

10 citimet frymëzuese nga Malcolm X


Ashtu siç Justin Worland për Time në 50-vjetorin e vrasjes së Malcolm X, “trashëgimia e tij është rritur pas vdekjes së tij, nga reputacioni i rrezikshëm i njërit që ngacmonte sentimentin e turmave në një ikonë amerikane.” Ky transformim sot është evident, në atë që do të ishte ditëlindja e 91-të e liderit me influencë Malcolm X.

Malcolm X ishte një ministër amerikan mysliman dhe aktivist për të drejtat e njeriut. Për admiruesit e tij ai ishte një mbrojtës i të drejtave të njerëzve me ngjyrë, një njeri i cili ‘paditi’ Amerikën në mënyrën më të ashpër për krimet e saj kundër njerëzve me ngjyrë të Amerikës; shpifësit e akuzonin për predikimin e racizmit dhe dhunës.

Ai kujtohet si një nga njerëzit më të mëdhenj influencuesë në historinë e afro-amerikanëve.

Nga një njeri i cili shpenzoi vitet e tij si avokat i lirisë universale, ja disa shprehje të mençura ku njerëzit e të gjitha etnive dhe besimeve mund të gjejnë inspirim.

1. Pa arsimim, nuk ke ku shkon në këtë botë.

2. Nuk mund ta ndash paqen nga liria sepse askush nuk mund të jetë në paqe derisa nuk ka lirinë.

3. Kurdoherë që sheh dikë më të suksesshëm se veten, ai po bën diçka që ti nuk po e bën.

4. Nëse nuk ngrihemi për një kauzë, mund të humbasim për çdo gjë.

5. Ji paqtor, i sjellshëm, bindju ligjit, respekto këdo; por nëse dikush vë dorë mbi ty, dërgoje në varreza.

6. Alma Materi im ishin librat, një bibliotekë e mirë…Mund të më shkonte e gjithë jeta duke lexuar vetëm për të shuar kurreshtjen.

7. Zakonisht kur njerëzit janë të trishtuar, ata nuk bëjnë asgjë. Thjesht qahen. Por kur janë të zemëruar, sjellin ndryshimin.

8. Nuk ke pse të bëhesh një njeri që lufton për liri. Gjithçka që të duhet të bësh është të jesh një qënie njerëzore inteligjente.

9. Sikur ta dija qysh herët në jetë që nëse do diçka, duhet të lëvizësh gurët për të.

10. Arsimimi është pasaporta jonë për të ardhmen, që e nesërmja t’u përkasë njerëzve që përgatiten sot për të.

 

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0