Pak ditë më parë McLaren festoi 25 vjetorin e McLaren Automotive. Me këtë rast, kompania vendosi që të bëjë të kundërtën e asaj që zakonisht bën. Ajo vendosi të dhurojë para.
Kompania dhuroi paratë e akumuluara nga shitja e një 570S Spider me porosi për këtë event, për Elton John AIDS Foundation. Ankandi u zhvillua në një event të Argento Ball në shtëpinë e Elton John.
Kjo makinë speciale, ka ngjyrë Blade Silver për të shënuar përvjetorin dhe simbolikën e kompanisë. Ndërkohë disqet me 10 kunja, ngjyrë Stealth. Pincat e frenave mbajnë ngjyrën tradicionale portokalli të McLaren.
Në brendësi, sediljet janë lëkurë “Jet Black Nappa”, shoqëruar me fibër karboni për të përsosur kontrastin. Kjo makinë ka gjithashtu edhe opsionin e “Sport exhaust” (sistem i marmitës sportive, për t’i dhënë më shumë jetë ngarjes) i cili nuk vjen standard me makinën.
Si përfundim, çmimi i paguar për këtë makinë është $956,000. Blerësi kërkoi të mbetet anonim. Ky person gjithashtu do të bëjë një tur të mbajtur nga Amanda McLaren pranë McLaren Technology Center. Amanda, është fëmija i vetëm i themeluesit, Bruce, dhe amasadore e kompanisë. Gjatë turit, blerësi do të shohë se si realizohet një supermakinë nga fillimi në fund…gjë që përbën një eksperiencë unike. Ky është një rast i rrallë pasi kompania nuk e hap Technology Center për publikun e gjërë. Amanda McLaren gjithashtu do t’a firmosë makinën në fjalë përpara realizimit të dërgesës.
Paratë do të shkojnë për Elton John AIDS Foundation. Qëllimi i fondacionit është të krijojë një botë me zero të sëmure me AIDS. Aktualisht fonacioni operon në 26 vende të botës.
Blerësi i McLaren 570S Spider unik do të ketë mundësinë të shijojë makinën me motorr 3.8L V8 twin-turbo. Ky motor prodhon 570 kuaj fuqi dhe ka inspiruar edhe emrin 570S. Kjo, e mjaftueshme për të përshpejtuar nga 0 në 100km/h për 3.2 sekonda.
Por mbi të gjitha, kjo makinë specifike ka simbolikën e saj.
Burimi: Motor Authority
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto