1 miliard euro, investimet e huaja në vend arrijnë nivelin më të lartë në 2018 - Business Magazine Albania

1 miliard euro, investimet e huaja në vend arrijnë nivelin më të lartë në 2018


Rreth 264 milionë euro ishin investimet e huaja në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas Bankës së Shqipërisë. Me një rritje gati 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto investime, bënë të mundur që investimet e huaja në total në Shqipëri gjatë vitit të kaluar të ishin mbi 1 miliard euro.

Raporti i Bankës së Shqipërisë mbi investimet e huaja vitin e kaluar tregon se investimet u rritën në total 13% krahasuar me vitin 2017. Ndikimin kryesor në rritje e dhanë investimet në fushën e energjisë. Falë, kryesisht punës aktive të gazsjellësit TAP, investimet në energji, zunë më shumë se gjysmën e totalit të investimeve të huaja.

Nga 1 miliard euro investime në total, 590 milionë euro ishin në energjitikë.

Në dy vitet e kaluara investimet në total pritej të kishin nivele të larta, ndërsa përmbyllja e dy projekteve të mëdha HEC i Devollit, dhe këtë vit edhe përfundimi i punimeve të gazsjellësit pritet ta ulin ritmin e investimeve.
Ekonomistët prej më shumë se tre vitesh në fakt, kanë paralajmëruar qeverinë të shohë burime të tjera për tërheqjen e investmeve.

Dhe sipas planeve të Ministrisë së Financave dhe paketës së miratuar nga qeveria e parlamenti, “zëvendësuesi” i projekteve të energjisë pritet të jetë turizmi. Me një paketë lehtësish të miratuara në paketën fiskale të këtij viti, qeveria parashikon të tërheqë investime të mëdha në turizëm, përmes ndërtimit të hoteleve me 4 dhe 5 yje.

Lexo: Samiti i Turizmit: jo më fshatra turistikë. Hotelet kusht për investime strategjike

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0