1 kafe, aplikacioni i parë shqiptar për të gjetur shpirtin binjak

1 kafe, aplikacioni i parë shqiptar për të gjetur shpirtin binjak


Gerond Aliaj është i pari shqiptar që ka investuar një shumë të madhe parash për blerjen e një serveri që do të mundësonte chat-in mes bashkëatdhetarëve të kudondodhur në botë, përmes shqipëria.com në vitin 1999.

Prej atëherë ai nuk ndalet më në kontributin e vazhdueshëm teknologjik që ua lehtëson shqiptarëve komunikimin virtual.

Për herë të parë shqiptarët në të gjithë botën kanë një hapësirë vetëm të tyren online që do t’u mundësojë të njohin shpirtin binjak.

“1 kafe” është i pari dhe i vetmi aplikacion që i dedikohet “takimeve” online të shqiptarëve.

Nuk ka rëndësi në cilin cep të botës ndodheni, me një shkarkim të aplikacionit ju do mund të jeni në kontakt me këdo, kudo.

Gerondi ka studiuar Informatikë, menaxhim dhe marketing ndërsa prej 21 vitesh jeton larg Shqipërisë.

Kush më mirë se ai mund ta dijë vështirësitë që shqiptarët kanë për t’u njohur me njëri-tjetrin ndërsa dëshira që të jenë në kontakt mbetet e madhe.

Aplikacioni ka bazë romantike, kam dashur gjithmonë që gjuha jonë, zakonet, traditat të mos humbin. Kur je jashtë vendit e kupton se sa vlerë ka vendi yt dhe të vjen inat kur sheh që nuk e vlerësojnë sa duhet. Duhet të shfaqim anën tonë të mirë e japim zë me shumë asaj, sepse jashtë vendit jo gjithmonë është parajsë”, tregon Gerondi.

Aplikacioni ka vetëm rreth 10 ditë që është i disponueshëm, megjithatë me mijëra shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht.

Informimi mbi këtë platformë online është shtrirë edhe në terren. Në Tiranë dhe në Prishtinë janë shpërndarë fletëpalosje që informojnë shqiptarët mbi “1 kafe”.

Ky aplikacion ka edhe një anë tjetër, u vjen në ndihmë artistëve shqiptarë që duan të krijojnë evente rreth aktiviteteve në vende të ndryshme të botës.

Klikoni këtu për të shkarkuar aplikacionin: 1Kafe

/27.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0