Përditësuar së fundmi: 26/04/2017

Viva Tech 2017, “Festivali i Kanës” për teknologjinë

nga Fiorela Jaupi
Pri 26, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Shumë prej nesh e lidhin Francën me modën, ushqimin, filmat dhe romancat. Bëhuni gati të shtoni edhe një tjetër, “inovacionin”.

Në një vend ku investimet në inovacion zënë vendin e dytë në Europë nuk kishte si të mungonte një event që synon të jetë në nivelin e Festivalit të Kanës, këtë herë në fushën e teknologjisë.

Bëhet fjalë për Viva Technology 2017 i cili do të zhvillohet në datat 14 – 15 – 16 Qershor në Paris. Ky event synon të bashkojë investitorët më të fuqishëm në botë të cilet do të prezantohen me projektet më të mëdha startup teknologjike, me shpresën që më të mirët të përfitojnë sponsorizime për zhvillimin e mëtejshëm të projektit të tyre.

Me mbi 50,000 vizitorë, 5,000 startup nga 200 vende të botës, 7,000 CEO dhe rreth 500 investirorë, në vitin e dytë të këtij edicioni, Viva Technology do të mirëpresë gjithashtu mbi 300 folës midis të cilëve:
Eric Schmidt / Executive Chairman i “Alphabet Inc”, Gillian Tans / CEO i Booking.Com, Daniel Zhang / CEO i Alibaba, Jeffrey R Immelt / Chairman & CEO i General Electricl, Bob Pittman / Chairman & CEO i iheart Media etj.

Me zhvillimin e teknologjisë si një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë tonë dhe mundësive që duhet t’i jepen të rinjve, vetë presidenti Francois Hollande ka lehtësuar praktikat dhe ulur taksat për çdo startup i cili do të krijohet në Francë duke theksuar: “Në rreth 5,000 biznese të reja që krijohen në një vit në Francë, pjesa më e madhe e tyre janë të fokusuara në teknologji dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të mbështesësh projekte të tilla”. Viva Technology duket se është mundësia më reale për ato startupe të cilët kanë një ide inovative në teknologji, e kanë zhvilluar prototipin e tij por ende nuk kanë gjetur investitorin e duhur.

Në tre ditët e eventit, publiku do të ketë mundësinë të testojë vetë nga afër secilën prej projekteve të prezantuara përmes një ekspozite madhështore e cila do të vendoset në Porte de Versailles dhe që IN Tv dhe Geek Room, si një prej mediave që suportojnë këtë event, do e ndjekë nga afër për ta prezantuar tek shikuesit shqiptarë në një mënyrë tepër të veçantë dhe sigurisht, teknologjike!

Mjafton të jesh i apasionuar pas teknologjisë për t’i lejuar vetes një vizitë në Viva Tech Paris 2017. Geek Room është gati të shpërndajë për ju shumë bileta falas. Nese je në Paris në këto data apo nëse ke dikë që jeton atje dhe dëshiron t’ja bësh dhuratë… Ky është momenti i duhur!

Ja se si: Gjatë javës në vazhdim dhe tre javë rrjesht Geek Room do të zhvillojë konkurse në Facebook fituesit e të cilëve do të jenë automatikisht fitues të dy biletave falas për të ndjekur nga afër këtë event.

Burimi: intv.al

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00