Pse nuk i mbajmë dot mend ato që lexojmë online? - Business Magazine Albania

Pse nuk i mbajmë dot mend ato që lexojmë online?


Nëqoftëse të ka ndodhur kështu, atëherë nuk je i vetmi. Këtë javë në The Verge Lizzie Plaugic rrëfeu se ishte e paaftë të gjente videon e saj të preferuar të gjimnazit në Youtube. Si shumë të tjerë që kanë patur një artikull të preferuar apo një video ka kaluar me shpejtësi në memorien tuaj, ajo thotë se nuk i kujtohet titulli i kanalit në Youtube apo i ndonjë video tjetër, thjesht detaje të vogëla, si për shembull kënga që shoqëronte klipin…

Studimet kanë treguar se Interneti luan me memorien tuaj në shumë mënyra. Si fillim, një studim në 2011 në Science tregoi se nëqoftëse ti mendon se e ke aftësinë për ta riparë një informacion me vonë, atëherë je më i predispozuar për ta harruar. Kërkime të tjera thonë se fakti që website-t nuk kanë shumë të dhëna grafike—si përshembull numra dhe vendodhjen e paragrafit—si librat apo tekste të ndryshme, bën që ti të harrosh atë çfarë ke kërkuar në Internet. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo shtimi i faqeve te lëvizëshme apo video-ve të shkurtra, na e bën më të lehtë të harrojmë gjithçka dhe të humbasim në detin e informacionve.

‘’Tag-et, thumbnails, apse-nuk-i-mbajme-dot-mend-ato-qe-lexojme-online-businessmagpo titujt e shkurtër që shfaqen kudo, të vështirësojnë më shumë punën,’’ pohon Plaugic.

Tani, e vetmja mënyrë për ta parë më vonë përmbajtjen e dëshiruar është ta ruash atë në një vendndodhje tjtër. Kjo jo vetëm që lehtëson mënyrën për të ndjekur informacionin, por gjithashtu ndihmon në përmirësimin e memories.

Në një studim të bërë në vitin 2015, kërkimet e Universitetit të Kalifornisë Santa Cruz dolën në përfundimin se njrëzit që e ruanin një informacion përpara se të largoheshin nga faqja në të cilën ndodheshin , ishin në gjendje të kujtonin përmbajtjen e atij informacioni.

Gjithashtu, e vlefshme mund të jetë dhe një metodë e vjetër, si përshembull të mbash shënim fjalët kyçe apo fjalë të ngjashme për të fiksuar më mirë atë që ke klikuar. Kurse zgjidhja më e lehtë do të ishte ajo e printimit të informacionit.

 

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0