McClaren zbuloi supermakinën më të fundit, 675LT “Long tail” Spider, në fillim të këtij muaji, më 3 Dhjetor.

Dhe të gjitha makinat e prodhuara janë shitur tashmë.

McLaren shiti 500 Spiders e planifikuar për të ndërtuar, ku çmimi më i ulët niste nga 372,000$, në vetëm dy javë. Dy javë mund të mos duken si shumë kohë, aq më tepër kur bëhet fjalë për pasjisje të teknologjisë. Por, për botën e supermakinave, shitja virtuale prej dy javësh do të thotë shitje me “shpejtësinë e dritës.”

McLaren-675LT-Spider-8-businessmag

Për të festuar suksesin, kompania dërgoi në rrugë për të provuar automjetin drejtuesin e makinave të garave, Bruno Senna.

Me 666 fuqi kuaj dhe motorr turbo tetëcilindror me kapacitet 3.8 litër dhe me një hapje metalike nga lart, ka shumë gjëra për ta dashuruar 675LT Spider.