Përditësuar së fundmi: 02/02/2016

Konferenca SVOD Europe, shpall fituesit e saj

nga Vasjan Broka
Shk 01, 2016
Dublin, 1 shkurt 2016: Konferenca Silicon Valley Open Doors (SVOD) Europe, mbështetur nga Google dhe që është mbajtur në Dublin , ka shpallur fituesit e saj. Projektet e përzgjedhura si fituese në këtë kompeticion Startup vijnë nga Irlanda, Izraeli dhe Europa Qëndrore dhe Lindore.

 

Çmimin e parë e fitoi projekti nga Irlanda Irish Bioprinting Ourobotics. Kompania e udhëhequr nga Jemma Redmond ka zhvilluar një bioprinter që është i aftë të printojë gjymtyrë që mund të përdoren nga mjekësia. Projekti nga Izraeli Recast, i cili fokusohet tek vizatimi i çdo personi afër ose në vend të aktorëve të njohur të filmave dhe serialeve, morri vendin e dytë. Projekti nga Ukraina Wishround, i cili merret me pagimin në grup në blerjet online, morri vendin e tretë. 

Svod 21

 

Të gjithë fituesit do të marrin pjesë në konferencën Silicon Valley Open Doors në Shtetet e Bashkuara në 25 Maj këtë vit. Vendi i parë fitoi dhe një çmim nga Google Adwords për të promovuar biznesin e tij.

Anna Dvornikova, themeluese e SVOD Europe tha:” Ishte fantastike, që në një konkurs të bazuar tërësisht në avantazhet teknologjike dhe të biznesit, fituesja e këtij viti ishte një themeluese femër nga Irlanda. Projekti i saj ishte më i miri, në këtë garë ku morrën pjesë 25 Startup-e nga e gjithë Europa.”

Tema që u diskutua këtë vit, ishte rivaliteti midis kompanive teknologjike që ndjekin strategji investimi të ndryshme. Ekspertë si Brian Caufield (Draper Esprit), Alexander Galitsky ( AlmazCapital), Uri Adoni (JVP), Deborah Magid (IBM), Paddy Flynn (Google Dublin), Damian Byrne (PWC), Steve Emecz ( Powa Technologies), Ariel Rosenstein ( SimilarWeb) dhe të tjerë, ju bashkuan pesë paneleve diskutimi. Eventi u mbajt gjatë dy ditëve, 27-28 Janar.

Svod 26Denis Dovgopoliy, Drejtor Ekzekutiv i SVOD Europe: “ Qëllimi i këtij eventi është që të shërbejë si një platformë rrjetëzimi midis sipërmarrësve nga Europa Qendrore dhe Lindore dhe investitorëve apo ekspertëve që vijnë nga Europa Perëndimore dhe Lugina e Silikonit. Me një raport 3:1 dmth për çdo tre sipërmarrës ka një investitor kishte një interes të lartë dhe mundësi të shkëlqyera për t’u njohur gjatë këtij eventi.

Konferenca u mbajt në Dublin me një mbështetje nga sponsorë kryesorë si Almaz Capital Partners, PWC dhe Google.

Çfarë e bën këtë ngjarje të suksesshmë është cilësia e lartë e startup-eve të përfshirë dhe investitorët janë të interesuar dhe kanë frikë ta humbasin këtë event të rëndësishëm!” tha Alexander Galitsky, bashkëthemelues dhe menaxher i Almaz Capital Partners. Kjo ngjarje është pikë takimi midis Europës Perëndimore dhe asaj Qendrore dhe Lindore. Gjithashtu është një mundësi e mirë për t’u prezantuar me disa kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Svod 23

Damian Byrne, partner i PWC, shtoi:” Talenti është çelësi kryesor i suksesit. Është gjithashtu e rëndësishme të investohet në struktura të tjera mbështetëse përfshirë këtu financat, taksat dhe pjesa ligjore. Gabimet e fillimit janë të vështira dhe konsumojnë shumë  kohë për t’u korrigjuar.”

Drejtori i Google Paddy Flynn tha : “Ne besojmë fort në mbështetjen e komunitetit Startup  dhe kjo ngjarje është një mundësi shumë e mirë që komuniteti Startup europian dhe irlandez të krijojnë lidhje me atë amerikan dhe investitorë lokalë. Irlanda njihet tani si një qendër kryesore e teknologjisë dhe është pozicionuar shumë mirë midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara.”

Svod 24

 

Më shumë për SVOD:

Konferenca Europiane e SVOD u lançua në 2015-ën, por historia e saj fillon në 2005-ën, kur konferenca e mirënjohur e Silicon Valley Open Doors (Dyert e Hapura të Silicon Valley) ndërlidhi fillimisht startupe dhe sipërmarrës me investitorë, themeluesë, CEO dhe të tjerë liderë të një profili të lartë nga Silicon Valley. Konferenca SVOD bën të mundur lidhjen e liderave të sektorit teknologjik nga Europa Lindore me pjesën tjetër të tyre nga ekosisteme të stabilizuara të teknologjisë, në një përpjekje për të ndihmuar sipërmarrjen të “lulëzojë” në këtë rajon. Programi përfshin fjalime nga një rradhë të ftuarish brilantë, ashtu si edhe Konkursin e Startupeve, i cili u jep mundësinë 25 startupeve për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre ndaj investitorëve potencialë. Pjesëmarrës të shquar përfshijnë Viewdle(përvetësuar nga Google), Looksery (përvetësuar nga SnapChat), InvisibleCRM, Wrike, Trucker Path,Eccentex, DriveWay dhe të tjerë. Për më shumë detaje rreth projektit, ju ftojmë të vizitoni http://svod-europe.com

 

 

 

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00