3 leksione marketingu nga Trump dhe Clinton - Business Magazine Albania

3 leksione marketingu nga Trump dhe Clinton


Sipas mençurisë konvencionale, Clinton duhet të ishte duke lundruar mbi një lumë votash dhe Trump duke dështuar e duke u turpëruar.

E megjithatë, kjo nuk është ajo çfarë thonë sondazhet. Ndërkohë që politika, grafikët dhe personalitet sigurisht luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale, unë mendoj se arsyeja e suksesit të Trump është një strategji superiore marketingu.

Përpara se të lexoni më tej, unë dëshiroj që ju të jeni të gatshëm të mendoni për strategjitë përkatëse të kandidatëve pa u përfshirë politikisht. Po flasim për marketing dhe jo politikë.

Për t’a bërë më të qartë, ky shkrim do të përdor konceptin e “Bizarro World,” një vend imagjinar për karakteret vizatimorë të DC (Detective Comics) ku çdo gjë është “e përmbysur në një mënyrë të çuditshme apo e kundërt nga pritshmëritë”. Unë do t’iu kërkoj të imagjinoni strategjitë e tyre të marketingut të përmbysura.

Ky ushtrim jo vetëm që e ndan marketingun nga produkti, por gjithashtu e bën më të lehtë për mua të shpjegoj se çfarë sipërmarrësit dhe shitësit mund të mësojnë nga krahasimi i strategjive respektive të kandidatëve.

Unë duhet të përmend gjithashtu që zotëroj një gazetë të përjavshme falas që pasqyron shkrime të forta biznesi dhe mesazhe marketingu. Ndërkohë, këtu jepen disa mësime të rëndësishme që duhen mësuar nga kjo fushatë:

  • Ji më shumë konkret se abstrakt

Slogani i Trump është “Make America Great Again” (të bëjmë Amerikën të mrekullueshme përsëri) ndërsa ai i Clinton është “Stronger Together” (së bashku më të fuqishëm). Pavarsisht se çfarë mendoni për ndenjat që fshihen pas thënieve, slogani i Trump është më i fuqishëm nga këndvështrimi i marketingut.

Slogani i Trump është një histori. Ai përmban një folje (“make”) që nënkupton aksion. Ai përcakton se kush do të përfitojë (“America”) dhe si (“Great”). Si përfundim, slogani e vendos historinë në një rend kohor, me një histori të kaluar dhe me një rezultat të ardhshëm (“Again”).

Në kontrast, slogani i Clinton është abstrakt. Ai përbëhet nga dy mbiemra të paqartë që supozohet të jenë frymëzues. Edhe me “we are” të nënkuptuar, ai ngre akoma më shumë pyetje se sa jep përgjigje. Pse është “stonger” (të fuqishëm) e rëndësishme? Çfarë nënkupton “together” (së bashku) në të vërtetë?

Sërish, unë nuk po argumentoj meritat e produkteve të reklamuara (kandidatët), por vetëm meritat se si këto produkte po tregtohen dhe prezantohen. Gjë kjo që më çon mua në botën Bizarro përmes eksperimentit.

Imagjinoni sikur jeni në një botë Bizarro dhe Trump po përdor marketingun e Clinton dhe anasjelltas.

Në këtë rast, slogani i Trump do të ishte “A Greater Tomorrow” (një e nesërme më e mirë) ndërsa slogani i Clinton mund të ishte “Niveloni Fushën e Lojës”.

Abstrakti Bizarro i Trump, një slogan statik po aq i cekët sa ai i Clinton në botën reale, ndërsa slogani Bizarro i Clinton tregon një histori po aq të gjallë dhe të orientuar drejt aksionit sa slogani i Trump në jetën reale.

Mësimi për sipërmarrësit është që mesazhi juaj duhet të tregojë një histori për klientin tuaj (si për shembull “Ju paguani më pak te ne”) në vend që në mënyrë të çuditshme të tentojë të përcaktojë atë që ju jeni (si për shembull “Ne jemi vlera më e mirë”).

Unë mund të them se 99% e mesazhit të shitjeve dhe email-eve të ripunuara që bëj për klientët e mi (dhe i diskutoj në gazetën time) janë abstragime të thata që shndërrohen në histori të gjalla dhe të mirë orientuara.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania.  Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

  • Apelo emocionin më shumë se arsyen

Fushata Trump dallon nga ajo e Clinton te mënyra se si ata intonojnë kandidaturën e tyre. Fjalimet e Trump lidhen me emocionet; fjalimet e Clinton janë lista me propozime politike.

Trump shpreh ide të thjeshta që krijojnë shumë emocion te klientët (“Build the Wall”—të ndërtojmë murin). Më pas ai e përsërit mesazhin përsëri dhe përsëri dhe kjo shërben për të rritur emocionet e klientëve.

Dikush mund të thotë se emocionet që Trump përcjell nuk janë të shëndetshme për Republikën, por nuk është ky qëllimi. Kthehuni mbrapa në fushatën e Obamës në 2008-tën. Fjalimet e tij dhe aparenca ishin më shumë frymëzuese sesa intelektuale.

Clinton nga ana tjetër, është një politikane shumë e përkushtuar. Ajo mrekullon me propozimet specifike dhe shpesh herë të detajuara që nxjerr për ato që do të bëjë nëse do të zgjidhet.

Në botën Bizarro, fjalimet e Trump do të flisnin për madhësinë e murit, përbërjen e tij, ku do të kishte vrima për kafshët migruese, si do të krijonte vende pune, sa do të paguheshin punëtorët, etj.

ClintoniBizarro,nga ana tjetër,do të ngjanin si, epo si fjalimet e Bernie Sanders. Ajo do të zgjidhte disa tema për të cilat njerëzit emocionohen shpejt dhe do të përsëriste të njëjtat pika, herë pas here.

Mësimi për sipërmarrësit këtu është që prezantimet dhe ritmi juaj duhet të ndërtohet sipas emocioneve dhe dëshirave të konsumatorit. Vetëm pasi të keni prekur zemrën e tyre, atëherë po mund të prekni dhe trurin.

  • Përdor fjalë të thjeshta

Pavarësisht se çfarë del nga goja e Trump, ajo çfarë ai thotë janë fjalë të shkurtra brenda fjalish dhe frazash të shkurtëra. Edhe kur ai flet kuturu, çdo fragment fjalie ngjan me një “Tweet”.

Clinton, nga na tjetër, synon të përdorë 5 fjalë edhe atëherë kur 0.5 fjalë do të ishin mjaftueshëm. Gafa e saj e shumë përfolur “koshi i të mjeruarëve” është shembulli më i mirë. “Të mjeruar” është një mbiemër i sofistikuar; duke e kthyer në një emër ai bëhet akoma dhe më pompoz.

Së fundmi, reagimi i Trump për bombardimin e javës së kaluar në New York City ishte me një fjali të thjesht “ka për t’u bërë më keq.” Clinton më pas reagoi duke e quajtur vërejtjen e Trump “demagogjike.”

Unë pyes veten a e dinë votuesit e Clinton 1) çfarë kuptimi ka fjala “demagogjike” dhe 2) a janë në gjendje t’i bëjnë një analizë gramatikore këtij mbiemri.

Në botën Bizarro, Clinton do të kishte thënë “Në ditën time të parë si presidente, unë do t’i kërkoja departamentit të drejtësisë të mos gënjenin kaq shumë dhe të arrestonin shërndarësit e drogës dhe t’a kalonin kohën duke kapur terroristët.”

Atëherë, Trumpi i Bizarro-s do të ishte kundërpërgjigjur: “Këto akte të tmerrshme do të vazhdojnë të mos kenë një zgjidhje konkrete dhe vërejtjet pafat të kundështares sime do të çonin në një ekzekutim të mjerueshëm të së drejtës për privatësi.”

Mësimi këtu për njerëzit e biznesit në përgjithësi dhe sipërmarrësit në veçanti është të zbrisni nga kali dhe të flisni si njerëzit e thjeshtë. Edhe idetë më komplekse bëhen më të fuqishme kur shprehen me fjalë të thjeshta.

Sërish e theksoj, ndërkohë që strategjia e Trump është më e fuqishme se ajo e Clinton, asnjëra nga këto nuk e reflekton vlerën e politikës së tyre, partive apo platformave.

Marketingu i fortë mbetet marketing i fortë edhe kur produkti është i dobët.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0