Zuckerberg dhe Gates premtojnë akses interneti në gjithë botën brenda 2020-tës - Business Magazine Albania

Zuckerberg dhe Gates premtojnë akses interneti në gjithë botën brenda 2020-tës


Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, miliarderi i Microsoft Bill Gates dhe një sërë ekzekutivësh të tjerë në fushën e teknologjisë kanë firmosur një deklaratë përmes të cilës premtojnë akses në internet për çdo banor të botës në vitin 2020.

Kjo deklaratë vjen si pjesë e fushatësConnect The World të Zuckerberg në bashkpunim me One, një organizatë e cila ka si qëllim të luftojë varfërinë. Në deklaratë shkruhej se kur njerëzit kanë akses dhe njohuri për internetin, ata kanë akses në mundësitë që e bëjnë jetën më të mirë për të gjithë ne. Interneti i përket çdokujt ndaj ai duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Njëkohësisht Zuckeberg i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që ta konsiderojnë aksesin e internetit si një prioritet global. Përmes një postimi në Facebook, themeluesi Mark Zuckerberg u shpreh se aksesi në internet është një element i domosdoshëm në jetën e çdokujt. Nënshkrues të tjerë të kësaj deklarate ishin dhe themeluesi i Wikipedia, Jimmu Wales dhe Mo Ibrahim nga Mo Ibrahim Foundation. Ndërkohë themeluesi i One, Jamie Drummond deklaroi se aksesi në internet është një katalizator i lirisë, drejtësisë dhe dinjitet të çdo personi. Këta themelues i bënë thirrje çdo shteti që ata ti bashkoheshin iniciativës së tyre.

Aktualisht në botë ekzistojnë 3 miliard njerëz që nuk kanë akses në internet. Facebook po mundohet të reduktojë këtë numër përmes projektit Internet.org i cili u lançua fillimisht në Indi ku i ofron shtetasve të saj akses falas në një grup uebfaqesh të caktuara. Zuckerberg shtoi se uebfaqe të tjera do ti shtohet nismës Internet.org. Nëse të gjitha kompanitë teknologjike do të ndërmerrnin një iniciativë të ngjashme me Facebook, atëherë çdo banor i botës do të mund të aksesonte internetin, një element sot i domosdoshëm për çdokënd. Shpresojmë që kjo të bëhet e mundur në vitin 2020.

Burimi: PC World Albanian

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0