Zjarri në Kalimash. Shmanget katastrofa në autostradën Shqipëri-Kosovë. Ja cila është gjendja aktuale në vend - Business Magazine Albania

Zjarri në Kalimash. Shmanget katastrofa në autostradën Shqipëri-Kosovë. Ja cila është gjendja aktuale në vend

Zjarret aktive në vend, jo vetëm që po shkrumbojnë mijëra hektarë pyje e kullota, por po cënojnë faunën gjithashtu ndërsa ka pasur një të vdekur për shkak të djegies.

Një vatër shumë e rrezikshme zjarri masiv, mbi tunelin e Kalimashit, në Autostradën Shqipëri-Kosovë u mbyll në orët e para të ditës së sotme duke shmangur kështu një katastrofë të mundshme, bllokimin e lëvizjes, jetën dhe banesat e fshatrave pranë tij. Era e fortë përhapi zjarret nga Mali i Rrunës, që prej disa ditësh është pushtuar nga zjarri, në terrenin mbi tunelin e Kalimashit duke rrezikuar sigurinë e lëvizjes në këtë autostradë dhe banesat në fshatrat përreth. Vatra e re e zjarrit mbi këtë tunel u vu nën kontroll me ndihmën e efektivave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe strukturave zjarrfikës të Kosovës dhe Kukësit. Burime zyrtare bënë me dije se nga Kosova mbërritën 9 automjete zjarrfikëse dhe 34 zjarrfikës.

Lexoni: 6 vatra aktive zjarri në vend. Dëme edhe në njerëz

Me anë të një statusi në rrjetet sociale zëvendëskryeministri Erion Braçe falënderon ata që po ndihmojnë në shuarjen e flakëve dhe ai thotë se autorët duhet të ndëshkohen si terroristë. Gjithashtu ai thekson zjarret nuk ndizen vetë dhe bën apel që të gjithë të bashkohen me betejën kundër zjarrvënësve.

Statusi i plotë:

Vatra të reja zjarresh edhe në rajone të tjera të Shqipërisë

Vatra të reja zjarri krijohen vazhdimisht krahas dy vatrave më shqetësuese: njëra në Gadishullin e Karaburunit dhe tjetra në Malin e Rrunës. Të tilla vatra janë hapur edhe në rajonet jug-lindore të Shqipërisë, në Korꞔë dhe Pogradec, ku zjarri ka përfshirë pyllin e Mokrës. Në Thirë, Mirditë vatra disa ditore e zjarrit, ka rrezik të përhapet në zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e mbrëmshme, për situatën e zjarreve në gjithë territorin e vendit bëri me dije që “në gjysmën e sipërfaqjes së prekur nga zjarri në pyjet e Voskopojës situata është drejt përmirësimit.”

Një vatër tjetër zjarri e rrezikshme e hapur së fundi është ajo në kufirin me Malin e Zi, në zonën e quajtur, “Qafa e Tërkuzit” që po ndiqet me seriozitet thekson deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes. “Me ndërhyrje të përqëndruar nga toka dhe ajri tanimë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të nomalizuar situatën”, bën me dije Ministri i Mrojtjes, Niko Peleshi.

Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme: qindra hektarë pyje dhe kullota të djegura, fshatra të evakuara. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz. Viktimë e vetme mbetet Andrea Haxhiraj, 64 vjeꞔari nga fshati Azim Zeneli në Lunxheri, Gjirokastër, që humbi jetën nga asfiksimi në mbrojtje të vreshtës së tij që kishte marrë flakë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0