Zhvillohet teknologjia e karikimit të makinave elektrike në vetëm 10 minuta - Business Magazine Albania

Zhvillohet teknologjia e karikimit të makinave elektrike në vetëm 10 minuta


Kompania, e bazuar në Lod në Izrael, ka patentuar një sistem të ruajtjes së energjisë bazuar në një pajisje baterish kinetike.

Një teknologji e re që lejon ngarkimin e baterive të automjeteve elektrike në 10 minuta u zhvillua nga startup-i Chakratec. Zgjidhja që ka të bëjë vetëm me stacionin e ngarkimit është ekologjike, jo kimike, jo toksike dhe jo ndotëse.

Sistemi i ruajtjes së energjisë kinetike nëpërmjet volantit lejon një shpërndarje të gjerë të stacioneve të ngarkimit të automjeteve elektrike (EVCS) edhe në zonat rurale dhe në rajonet me një rrjet të dobët të energjisë elektrike.

Kur një makinë është e gatshme për t’u rikarikuar, energjia nga volanti ndryshohet në energji elektrike. Teknologjia më e mirë e ngarkimit të shpejtë sot merr 40 minuta për të rimbushur një bateri të ulët. Me këtë teknikë automjeti mund të ngarkohet në vetëm 10 minuta.

CEO i Chakratec, Ilan Ben David, gjatë një interviste, shpjegoi:

Një ngarkues normal i shpejtë mund të karikojë 20 makina në ditë, kështu që serbatori duhet të mbushet dhe të shkarkohet 20 herë në ditë. Pas disa muajve, bateritë duhet të zëvendësohen. Në anën tjetër, një stacion që përdor teknologjinë e Chakratec, mund të zgjasë deri në 20 vjet me një kosto që është 70% më e ulët.

Për të mos lënë shoferin në pritje të rimbushjes, çdo stacion ngarkimi i mundësuar nga Chakratec përfshin disa pika rimbushje. Sistemi ofron një shërbim të besueshëm dhe me cilësi të lartë.

Startup-i izraelit, i themeluar në vitin 2013, po futet në treg në Europë dhe planifikon të ketë konsumatorët e tij.

/izraelisot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0