Zhvillohet takimi i parë teknik i projektit "Interact 4.0"

Zhvillohet takimi i parë teknik i projektit “Interact 4.0”


Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është përfitues financiar dhe partner udhëheqës për  projektin “Interact 4.0”, në kuadër të të cilit organizon takimin e parë teknik, që do të mbahet sot, më 12 Korrik në Tiranë.

InTERaCT 4.0 është një projekt që po zbatohet nga gjashtë partnerë: Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqiperisë, Qendra e Promovimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë, Universiteti i Salentos, Dhoma Ekonomike e Malit të Zi, Universiteti Mesdhetar i Malit te Zi. Projekti financohet nga Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi.

Rajoni i Puglias, Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhura me marrëdhënie të mira ekonomike, të cilat vazhdojnë të forcohen nëpërmjet procesit të përshtatjes ndaj standardeve evropiane që Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të përmbushin në  kuadër të antarësimit në Bashkimin Evropian. Rajoni sot përballet me sfidën e inovacionit, përmes modelit të fabrikës inteligjente, të pajisur me pajisje vetë-kontrolluese në linjat e prodhimit, përshkallëzim të procesit digjital në kompanitë dhe lidhje të ngushtë ndërkufitare. INTERACT 4.0 do të nxisë zhvillimin e këtij modeli rritjeje, nëpërmjet katër aksioneve kyçe:

1. Analiza, bazuar në hulumtimet dhe anketat metodologjike, të nevojave të ndërmarrjeve në sektorin e prodhimit artizanal.

2. Përkufizimi dhe krijimi i Qendrës së Inovacionit të Mesdheut (MIH), një instrument i përbashkët për të tre vendet, për të promovuar dhe mbështetur qasjen e gjerë të inovacionit. Në nivel operacional, MIH synon:

  • Ndërtimin e një ambienti që mbledh shoqatat industriale, qendrat kërkimore dhe ndërmarrjet rreth një modeli të zgjuar;
  • Zhvillimin e zyrës që ofron mbështetje teknike për kërkimin dhe inovacionin dhe ndërmarrja e masave ekonomike për t’i mbështetur ato;
  • Zhvillimi i një “Smart Showcase”, një seminar trajnimi eksperimental për të ndarë së bashku zgjidhje digjitale për proceset e kompanisë.

3. Themelimi i një sistemi ekonomikisht të qëndrueshëm me kalimin e kohës, për të trajnuar dhe përditësuar kapitalin njerëzor që do të mbështesë përmirësimin e ndërmarrjeve, në aspektin e organizimit dhe prodhimit.

4. Krijimi i:

  • Platformës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK);
  • Platformës së Grupimit sipas aftësive;
  • Platformës së serviseve teknike, për të ndarë dhe përfituar nga shkëmbimi i aftësive të secilës kompani, udhëzimeve dhe dokumenteve të politikave për transformimin e proceseve brenda sektorit të prodhimit artizanal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0