Zhvillo aftësitë e liderit në seminarin "National Leadership Development" - Business Magazine Albania

Zhvillo aftësitë e liderit në seminarin “National Leadership Development”

Dëshiron të zhvillosh njohuritë e tua rreth lidershipit? Je duke kërkuar kudo për një seminar ndërkombëtar? Nuk ke dëgjuar akoma për “National Leadership Development Seminar”?

Një konferencë ndërkombëtare mbi lidershipin nuk ka qenë asnjëherë më afër se kaq. “National Leadership development Seminar” e zhvilluar për vite me rradhë në shumë shtete të botës, organizohet për herë të parë nga organizata rinore, jo-fitimprurëse AIESEC Albania, e cila është pjesë e grupit të AIESEC International. Ky seminar do të mirëpres 150 delegatë nga të gjitha vendet e botës në datat 18-20 Janar, në qytetin e Durrësit dhe Ti duhet të jesh pjesë e kësaj eksperience për ta bërë atë të paharrueshme.

Çfarë do të përfitoni?

Duhet të jeni të pranishëm për të prekur çdo detaj që kemi menduar t’ju prezantojmë, por diçka është e sigurt, NLDS është një seminar unik në llojin e tij! Në këtë seminar do të njihni më mirë liderin që ndodhet brenda jush, do të përforconi pikat tuaja të forta dhe shumë njohuri të cilat do i fitoni duke qenë delegatë të kësaj konference. Çdo pjesëmarrës do të ketë mundësinë të sfidojë aftësitë e tij në stimulime dhe veprimtari praktike të trajtave të ndryshme pikërisht me fokus zhvillimin personal.

Do të argëtoheni me aktivitetet që do të zhvillohen për të njohur dhe përmirësuar veten në aspekte të ndryshme. A do të ketë “Networking”? Sigurisht! Do të keni mundësinë të njihni nga afër student, anëtarë të AIESEC, pjesëmarrës të organizatave të tjera, jo vetëm nga Shqipëria por dhe vende të ndryshme të Europës.

Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë të parët që do t’i jepni kuptim kësaj konference!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0