Zgjidhje të gjelbërta si instrumenta inovatore për përmirësimin e performancës së bizneseve të drejtuara nga të Rinjtë   - Business Magazine Albania

Zgjidhje të gjelbërta si instrumenta inovatore për përmirësimin e performancës së bizneseve të drejtuara nga të Rinjtë  

Zgjidhje të gjelbërta

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson që krijimi i mundësive ekonomike për sipërmarrësit e rinj, po bëhet gjithmonë e më shumë një prioritet për vendet ku ajo investon. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, papunësia e të rinjve dhe vështirësitë për aksesin në financim të bizneseve të menaxhuara apo zotëruara nga të rinjtë nën moshën 35 vjec, është një nga sfidat kryesore të zhvillimit. BERZH ka zhvilluar Programin për të Rinjtë në Biznes (Youth in Business) i cili ofron një mbështetje efektive për të adresuar natyrën komplekse të problematikave me të cilat përballen të rinjtë sipërmarrës si dhe domosdoshmërinë për t’u zhvilluar e për të rritur aksesin në njohuri e financim. Ky program po zbatohet nga Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH Shqipëri, me financim të Suedisë.

Programi për “Të Rinjtë në Biznes” si pjesë integrale e aktivitetit të Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH në partneritet me Qendrën Balance – një nga aktorët kryesorë për zhvillimin e aftësive të të rinjve në Shqipëri, realizoi një program  për trajnimin e  sipërmarrësve “Gjelbërimi i Sipërmarrjeve për sipërmarrësit e rinj në Shqipëri” (Greening Enterprises – for young entrepreneurs in Albania). Ky program trajnimi përmirësoi aftësitë tek sipërmarrësit e rinj duke kontribuar në rritjen e njohurive mbi bizneset e gjelbëra. Programi ofroi instrumenta e teknika për identifikimin e masave për të përmirësuar performancën e biznesit të tyre përmes rritjes së fitimit, reduktimit të ndikimit në mjedis, ruajtjen e burimeve natyrore dhe përmirësimin e kapaciteteve organizacionale të stafit.

Ky program trajnimi u ofroi 16 të rinjve sipërmarrës nga e gjithë Shqipëria, menaxherë ose pronarë të bizneseve në sektorët e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, agroturizmit, shërbimeve, përpunimit të bimëve mediciniale, riciklimit dhe artizanatit, mundësinë e diskutimeve në grup të rasteve praktike përgatitur nga sipërmarrësit rreth bizneseve të tyre gjatë të cilave ata ndanë eksperiencat konkrete ndërmjet tyre. Gjatë 8 sesioneve online, trajnerët e Qendrës Balance asistuan pjesëmarrësit në aplikimin e instrumentave të provuar të metodës gjermane për analizën e humbjeve, kostimin e tyre, identifikimin e shkaqeve, dhe zhvillimin e masave për ndryshim.

Lexo: BERZH rishikon me rritje ekonominë e Shqipërisë. Rindërtimi dhe remitancat stimuli kryesor

Në datën 16 shkurt 2022, 16 sipërmarrësit e rinj u certifikuan në përfundim të 24 orë trajnimi online. Ata theksuan që trajnimi ndihmoi në rritjen njohurive lidhur me përmirësimin e performancës së biznesit të tyre duke njohur dhe reduktuar humbjet, dhe zbatuar masa me ndikimin në mjedis, organizatë, siguri dhe shëndet, dhe financat e kompanisë.

Menaxherët e Programit Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH në Shqipëri e Kosovë përgëzuan dhe përshëndetën sipërmarrësit për angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive. Ato theksuan që BERZH nëpërmjet këtij programi, financuar nga Suedia, ka në fokus rritjen e njohurive dhe aftësive manaxhuese për rinjtë sipërmarrës, si dhe informuan që programi do të vijojë të ofrojë mbështetjen e tij me qëllim nxitjen dhe rritjen e përfshirjes së të rinjve në aktivitete biznesi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0