Zgjeroni biznesin tuaj me mbështetjen e KIESA-s - Business Magazine Albania

Zgjeroni biznesin tuaj me mbështetjen e KIESA-s


KIESA ka iniciuar një nismë testuese në mbarë Kosovën, “Programin për zhvillimin e ndërmarrjeve” (PZhN), për të fuqizuar aftësinë konkurruese dhe kapacitetin eksportues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Kosovës në katër sektorë të industrisë.

PZhN ofron këshilla praktike, aftësim dhe trajnim në menaxhim të cilësisë, marketing, promovim të eksportit, efikasitet të prodhimit, logjistikë dhe kontroll. Ndihma këshilluese do t’i përshtatet nevojave zhvillimore të ndërmarrjeve përkatëse dhe ofrohet nga ekspertët ndërkombëtarë të industrisë, së bashku me konsulentë vendorë.

PZhN do t’i ndihmojë ndërmarrjet prodhuese të cilat dëshirojnë të zgjerohen në tregun vendor, të fillojnë eksportin apo të depërtojnë në tregje të reja të eksportit, të cilët veprojnë në katër sektorët vijues të industrisë:

  • Përpunimi i metalit,
  • Përpunimi i drurit,
  • Përpunimi i plastikës dhe gomës,
  • Prodhimi i mallrave të tekstilit dhe lëkurës.

Ndërmarrjet që janë të interesuara të marrin pjesë në PZhN duhet të plotësojnë Formularin e aplikimit dhe ta dërgojnë me postë elektronike në Info-CDP@idi.ie deri më 23 Maj 2017.

Për më shumë informata, kontaktoni:

Email: Info-CDP@idi.ie

Telefoni: +381(0)38 749-265

Programi realizohet me mbështetje të projektit “Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksportit” (ICEP) i financuar nga BE.

Dokumentet e PZhN për shkarkim:

Vërejtje: Aplikacioni duhet të shkarkohet dhe të hapet në Acrobat reader, në menyrë që të keni mundësi të plotësoni të gjitha fushat.

Burimi: kiesa.rks-gov.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0